Struga është mposhtur me rezultatin 0-1 nga Breidablik në stadiumin e Ohrit, në ndeshjen e vlefshme për raundin “play off” të Ligës së Konferencës.
Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro zhbllokoi sfidën në minutën e 28’ me Shabani-n, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për faull. Ndërsa në minutën e 35’ Gunnlaugsson zhbllokoi sfidën dhe u dha avantazhin miqve, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.
Në pjesën e dytë Struga diktoi gjatë gjithë kohës ritmin dhe ishte në disa raste pranë golit të barazimit, por fati nuk ishte në anën e saj.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1, me Strugën që në Islandë duhet të fitojë me një diferencë prej dy golash, ose me një gol dhe të fitojë me penallti, që të mundet të kalojë në raundin e grupeve të Conference League.