Sidion Tabaku u plagos mbrëmë me plumb në këmbë tek Shkolla e Bashkuar në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pas plagosjes, ai është dërguar në Spitalin e Traumës ku edhe është ruajtur me policë. Ndërkohë, në spital kanë mbërritur edhe këngëtari Arkimed Lusha dhe shokët e tij pasi Tabaku ishte pjesë e shoqërisë së tyre.
Këta të fundit janë konfliktuar me policët që gjendeshin për të ruajtur Tabakun duke përdorur edhe fjalë fyese.
Në një prononcim të mëparshëm për mediat, Stresi pretendon se nuk është nxjerrë ende raporti i mjekëve për dëmtimet që ka Tabaku duke pretenduar se po fshihet ngjarja.