Në mandatin e tretë qeveria ‘Rama 3’ ka zgjeruar programin e saj për strehimin e çifteve të reja dhe programin e banesave sociale për familjet në nevojë. Programi parashikon për familjet e reja 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, do të ndërtohen në vit 2000 mijë banesa sociale nga 2022.
Programi i qeverisë ‘Rama 3’ për shtresat në nevojë dhe familjet e reja
-Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.
– Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Europiane të Investimeve.
– Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetet rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.