osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Strategjia e PD për të “rrëzuar” reformën në drejtësi si intriga e fundit e Bashës

Strategjia e PD për të “rrëzuar” reformën në drejtësi si intriga e fundit e Bashës

Partia Demokratike është e vendosur në rrëzimin e reformës në drejtësi dhe duket se për t’ia arritur qëllimit do të luajë çdo kartë të mundshme. Pak ditë më parë kryetari i partisë opozitare më të madhe në vend, Lulzim Basha shfrytëzoi nevojën e mazhorancës për të siguruar votat e nevojshme për votimin e ligjit për magjistratët dhe doli me një propozim të qartë.

Midis shtatë pikave të paketës së propozuar nga Basha binte në sy se fokusi kryesor i opozitarëve ishte zhbërja e reformës në drejtësi. Mirëpo në prononcimet e mëvonshme, deputetët e Partisë Socialiste lanë të nënkuptohej se kurrsesi nuk do të pranonin një “shkëmbim” të tillë, pra një propozim të tillë të bërë nga lideri demokrat. Por mesa duket Basha ka vendosur të mos e marrë në konsideratë përgjigjen e socialistëve.

Burimet i thanë gazetës se Partia Demokratike do të vijojë këmbënguljen e saj që propozimi me 7 pika të pranohet, ndërsa ndërmend ka edhe tre skenarë. Sipas informacioneve, pika e parë dhe më e rëndësishme që do të përdorin demokratët për t’i bërë “presion” qeverisë do të jetë amendimi i neneve të reformës në drejtësi që janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Mazhoranca e ka detyrim që këto nene të amendohen në shtator me qëllim që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të jenë funksionalë e të marrin vendime kur të ngrihen. Mirëpo që këto nene të amendohen dhe votohen, qeverisë i nevojiten 84 vota dhe për këtë arsye do të jetë e detyruar të drejtojë shikimin tek opozita. Ky moment mund të shfrytëzohet fare mirë nga PD, e cila pritet të kushtëzojë votën e saj me kërkesën për rishikimin total të reformës në drejtësi.

Kusht edhe reforma zgjedhore

Partia Demokratike ka edhe një plan B që pritet ta vërë në funksion në shtator nëse i dështon strategjia me amendimin e neneve që rrëzoi Kushtetuesja. Sipas informacioneve të gazetës, reforma zgjedhore do të përdoret nga opozita që t’i mbushë mendjen mazhorancës për të pranuar propozimin e saj për rrëzimin e reformës në drejtësi.

Deri më tani diskutimet për reformën zgjedhore janë kryer në konsensus të plotë nga të dyja palët, por duhet theksuar se kanë qenë diskutime të përgjithshme. Kur të vijë momenti për diskutimet nen për nen të reformës zgjedhore, pritet që PD të shfaqet problematike dhe të shndërrohet në pengesë për miratimin e tyre. Pra, mundet që nenet e reformës zgjedhore të mos marrin dakordësi nga si nga mazhoranca, ashtu edhe nga minoranca sepse kjo e fundit do ta luajë këtë si letër për të përmbushur synimin e zhbërjes së reformës në drejtësi.

Kujtojmë që ndërkombëtarët e kanë ndalur gjithmonë theksin tek reforma zgjedhore dhe kanë kërkuar që ajo të mbyllet sa më parë me konsensus nga të gjitha palët. Në këto kushte, PD e fut në një situatë të vështirë qeverinë sepse i duhet të zgjedhë mes dy reformave. Sakaq, strategjia e tretë që pritet të ndjekë selia blu janë edhe lobimet tek ndërkombëtarët. Kryetari i PD, por edhe deputetët demokratë, me nisjen e punës në shtator do të organizojnë takime me diplomatë të huaj për t’iu paraqitur atyre propozimin me shtatë pika. Gjatë takimeve, demokratët pritet të lobojnë shumë fort tek ndërkombëtarët për t’iu treguar arsyet se pse reforma në drejtësi ka nevojë për rishikim dhe propozimi i tyre është i mirë.