osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Strategjia e Berishës që tregon se “atentatin” me grusht ndaj tij e organizoi vetë

Strategjia e Berishës që tregon se “atentatin” me grusht ndaj tij e organizoi vetë

Nga Flogert Muça

Sali Berisha kishte paralajmëruar një protestë historikë në 6 dhjetor. Qëllimi i saj do të ishte t’i tregonte fuqinë e tij Europës, t’i tregonte asaj se si Edi Rama nuk lejon opozitën të protestojë në Bulevard dhe të merrte vëmendjen 27 liderve të BE-së për tu thënë që Edi Rama është një diktator. Por, kur doli nga selia dhe pa sa pak dëmokratë e ndiqnin nga pas, kur e pa që bulevardin e kishte të lirë për të protestuar dhe kur pa që liderët e BE-së jo vetëm që e injoruan atë, por dhanë lajme të mira për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, kuptoi që dështimi ishte i pashmangshëm.

Kjo ishte ajo që ndodhi me protestën “madhështore” të tij. Pas kësaj, historia dihet nga të gjithë. Një person më probleme mendore qëlloi Sali Berishën dhe vëmendja iku nga dështimi i protestës dhe u fokusua të incidenti. Dhe këtu duhet të fokusohemi në fakt për të parë dhe kush e organizoi atë ngjarje të shëmtuar në një ditë historikë për vendin.

Unë mendoja deri dje dhe mendoj edhe sot se incidentin nuk e ka provokuar Edi Rama sepse nuk do kishte asnjë interes, përkundrazi e dëmton atë. Mendoja që nuk e ka inskenuar as Sali Berisha, duke menduar që do e luajë pak politikisht por kaq.

Mirëpo sot, duke parë revanshin që ka marrë Berisha duke përsëritur vetëm argumentin se ‘atentatin’ me grusht ndaj tij e ka organizuar Rama, logjika më thotë të kundërtën. Kjo për disa arsye, bazuar në disa fakte.

Faktet tregojnë se agresori Gerti Shehu ishte një person me probleme mendore dhe nuk kishte qenë kurrë agjent i Policisë së Shtetit. Këtë e ka vërtetuar dokumenti dhe mjeku (ish-student i Berishës) i cili ka dhënë disa intervista duke sqaruar se është ai që e ka vizituar dhe lëshuar dokumentin që vërteton problemet mendore të Shehut. E ka vërtetuar e ëma e e Shehut edhe duke i kërkuar ndjesë Berishës.

E kanë vërtetuar komshinjtë e Shehut gjendjen e tij psikologjike. E kanë vërtetuar videot e tij ku shihet qartë që kishim të bënim me një person më ç’rregullime. E ka vërtetuar edhe policia duke deklaruar publikisht me anë të drejtorit të Policisë së Shtetit, se Gerti Shehu nuk ka qenë kurrë punonjës i strukturave të saj. A mund tè jenë të gjithë gabim dhe të vërtetën absolute e zotëron Berisha?

Sigurisht që ishte një incident i papranueshëm dhe i dënueshëm, por i parë të ndodhë nga Italia në Francë e SHBA. Por e paparë në asnjë vend, është që i dhunuari të injorojë çdo fakt dhe të krijojë një histori konspirative qesharake. Pikërisht për faktin se Berisha ka zgjedhur të injorojë çdo fakt dhe kërkon ta kthejë të gjithën në një konflikt politik, të bën të mendosh se organizatori i incidentit mund të jetë pikërisht ai.

Sepse i vetmi që po rreket ta mbajë gjallë dhe po e shtrydh për të përfituar politikisht është Sali Berisha. I vetmi që duke u viktimizuar ishte i interesuar të prishte Samitin historik është Sali Berisha.

Ndërsa duam s’duam, Edi Rama është i fundit që donte të prishte atë samit që e organizonte vetë dhe i fundit që do eleminimin e Sali Berishës nga politika, sepse e ka A-sin e tij për të fituar çdo palë zgjedhje.

I vetmi që duke përdorur strategjinë e viktimizimit për të ndryshuar perceptimin që ka në publik si dhunues kronik, është Sali Berisha dhe nuk do e kishte problem të merrte një grusht për të arritur qëllimin e tij.

Eleminime politike me grushte nuk kemi parë kurrë në historinë e njerëzimit, ndërsa inskenime kemi parë pafund, i fundit mesa duket ishte në datë 6 dhjetor.