osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Statistikat, ja si partitë e vogla kanë përfituar në kurriz të partive të mëdha, PD gjithmonë më e penalizuara

Statistikat, ja si partitë e vogla kanë përfituar në kurriz të partive të mëdha, PD gjithmonë më e penalizuara

Vendimi i kreut demokrat Lulzim Basha për të futur në listat e PD emrat e shumë partive të vogla të rreshtuara kundër qeverisë ka shkaktuar mjaft debate.

Jozefina Topalli e cilësoi si skemë të ngjashme me atë të Dushkut, ndërsa opozita e ka cilësuar si skemë për të maksimizuar votat kundër qeverisë. Por realiteti është se shumë prej partive të vogla, nëse dalin më vete nuk marrin asnjë mandat deputeti. Mazhoranca ndryshoi Kodin Zgjedhor një vit më parë dhe qëllimi ishte pikërisht që shumë nga partitë e vogla të mbeten jashtë Parlamentit. Historikisht PS në koalicion ka mbajtur vetëm parti të vogla dhe përfaqësimi i tyre në Parlament ka qenë zero ose minimal.

PD ka pasur në koalicion parti disi më me emër, që kanë pasur përfaqësues në Parlament. Por duke qenë se tani kemi skemën e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, partitë duhet të hyjnë ose ndarazi ose me një listë të përbashkët dhe Basha ka vendosur që aleatët tradicionalë t’i fusë në listat e tij. Por realisht sa vota kanë partitë e vogla? Partia më e palëkundur është ajo Republikane, pasi kërkon që në lista të sigurta të jenë disa emra. Basha kërkon që të fusë vetëm Mediun në vend të sigurt, por ky i fundit nuk do vetëm kaq.

Nëse marrim rezultatet e zgjedhjeve të fundit, rezulton që PR në zgjedhjet e vitit 2009 ka marrë 31.990 vota. Në zgjedhjet e vitit 2013 ka marrë 52.168 vota, ndërsa në 2017 mori 3.217 vota, por në 2017 Mediu dhe shumë aleatë të tjerë hynë në listat e PD. Ajo që bie në sy është se PR ka pasur rritje në elektorat nga 2009 në 2013, por që në atë kohë në këtë parti ka pasur disa emra të njohur, mes të cilëve dhe Agron Duka.

Në 2013 PR në Durrës ka marrë mbi 10 mijë vota, që janë votat e Dukës. Sot ai ka Partinë Agrare. Një aleat i vjetër i Bashës është Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Në 2009 kjo parti mori 10.753, në zgjedhjet e 2013 mori 5.429, ndërsa në 2017 akoma dhe më pak pasi Shehi hyri në listën e PD.

Lëvizjet e PDIU

Përveç Fatmir Mediut edhe Shpëtim Idrizi ka shtuar presionet ndaj Bashës, ku kërkon disa emra në vende të sigurta në lista. Nëse analizojmë PDIU ndër vite rezulton se në 2009 kjo parti mori 14.477 vota, 44.957 vota në 2013 dhe 76.064 vota në 2017. Por nëse shohim me detaje, kjo parti ka marrë kaq shumë vota falë emrave të tjerë. Në 2013, PDIU mori rreth 45 mijë vota pasi pjesë e saj ishin Aqif Rakipi, Omer Mamo, Tahir Muhedini dhe Dashamir Tahiri. Sot asnjë prej tyre nuk është më në PDIU.

Ndërkohë në 2017 ka shumë vota që janë si pasojë e punës së Aqif Rakipit dhe Reme Lalës. Në Elbasan PDIU mori rreth 30 mijë vota, që janë vota të Aqif Rakipit. Në Dibër PDIU mori falë Reme Lalës 12.600 vota. Të vetmet vota që mund të thuhet se janë të Idrizit janë ato në Tiranë. Ai mori 12 mijë vota në kryeqytet dhe me shumë gjasë dhe sot që flasim kjo parti kaq vota ka. Emër tjetër është PBDNJ, e cila në 2009 mori 18.078 vota. Në 2013 mori 14.722. Pra partia e Dules vërtitet te rreth 15 mijë vota.

Ndërkohë vota minimale ka dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës. Në 2009 kjo parti mori 13.308, ndërsa në 2013 mori 13.288 vota. Pra Ndoka rrotullohet te 13 mijë vota në rang vendi, që do të thotë se në sistemin që kemi ne, proporcional rajonal, nuk kanë vlerë pasi votat nuk llogariten në rang kombëtar, por rajonal. Pra nëse shohim me kujdes, paritë e vogla nuk është se kanë shumë vota. Edhe pse mund të kenë disi në total, por nuk prodhojnë mandate. Rasti i freskët është ai i 2017 kur Shpëtim Idrizi mbeti jashtë Parlamentit.