osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Standarti i dyfishtë i Greqisë: 10 vjet humbën jetën 12 shqiptarë nga “dora” e policisë greke, pse i harron Greqia ata?! (Lista)

Standarti i dyfishtë i Greqisë: 10 vjet humbën jetën 12 shqiptarë nga “dora” e policisë greke, pse i harron Greqia ata?! (Lista)

Vrasja e shtetasit shqiptaro-grek, Konstandin Kafica është politizuar nga pala greke, e cila përmes një deklarate të Ministrisë së saj të Jashtme ka dënuar ngjarjen.

Ndonëse Kafica qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare, duke sjellë reagimin e saj të natyrshëm si në çdo vend të botës, për palën greke kjo është një ngjarje e dënueshme.

Përtej konsiderimeve politike të çastit, ajo që bie në sy është standarti i dyfishtë i përdorur nga pala greke, policia e së cilës, në 10 vjet, ka ekzekutuar plot 12 shtetas shqiptarë, shpesh herë të paarmatosur dhe vetëm sepse kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa në rastet e ngjashme, kur një shqiptar ka qëlluar mbi policinë, reagimi ka qenë natyrshëm i njëjti, personi është vrarë nga forcat speciale dhe madje policët janë përshëndetur nga shteti grek.

Kjo është lista e vrasjeve të policisë greke, nga viti 1996 deri në 2007-n, transmeton lexo.al.

Janar 1996. Në një operacion policie vihen në ndjekje disa shqiptarë në qytezën e Skala Hropu. Oficeri i policisë Dionis Karakidis vret një shqiptar, pasi ai nuk i përgjigjet urdhërit të policisë për të ndaluar.

Në 8 shkurt të vitit 1997, një 19-vjeçar shqiptar me emrin Erion (mbiemri nuk figuron në të dhënat e policisë greke), qëllohet për vdekje nga polici Miltiad Andreopulos, pasi i riu nuk ndaloi në një postobllok policie.

15 prill 1997. Polici Stergios Tagaras vret dy shqiptarë në Kastoria.

18 mars 1998. 29-vjeçari Joanis Kehati, me origjinë shqiptare, vritet në Kastoria “gabimisht” nga një patrullë kufitare e ushtrisë greke.

13 mars 1999. Në Kozani, polici Athanasios Kavanas vret shqiptarin Arben Veji në rrethana të pahetuara.

16 korrik 1999. Shqiptari Arben Sufa vritet nga policia greke në Follorinë.

20 shkurt 2001. Një shqiptar ndërron jetë në burgun e Koridhalosit. I burgosuri vuante nga anemia mesdhetare dhe një patologji kardiake, por gardianët refuzuan që ta transferonin në një spital të specializuar, duke e lënë të vdiste në burg.

1 dhjetor 2001. Një polic kufitar qëllon dy të rinj shqiptar në një fshat kufitar në Thesproti. Njëri mbetet i vdekur në vend, tjetri plagoset.

3 shtator 2003. 18-vjeçari Vullnet Bytyçi mbetet i vrarë në vend në kufi, i qëlloi nga një polic kufitar. Vrasja e pajistifikuar provokoi edhe protesta në Shqipëri, por pala greke nuk dha asnjë shpjegim për ngjarjen.

24 shtator 2003. Policët kufitarë vrasin një 18-vjeçar shqiptar, në afërsi të kufirit, në zonën e quajtur Ierapidhi, në Kastoria.

8 nëntor 2007. Vritet një shqiptar, baba i 5 fëmijëve, në fshatin Levaia Amindeou në Follorinë. Polici që vrau emigrantin mori një vërejtje zyrtare dhe u lirua nga burgu pas 2 muajsh me kusht.

Të dhënat për 10 vitet e fundit nuk janë bërë publike nga Ministria Greke e Punëve të Brendshme. Megjithatë, rastet skandaloze të trajtimit të emigrantëve vazhdojnë të jenë ende prezente.

Rasti më i njohur është ai i torturimit së 40 afganëve, të rrahur barbarisht dhe disa prej tyre të ekzekutuar në një pyll, nga policët e stacionit të Pantelemonit.

Megjithatë, kur policia shqiptare qëllon me armë ndaj një shtetasi homogjen, i cili terrorizoi një fshat të tërë, e qëlloi me kallashnikov ndaj policisë, atëherë kemi të bëjmë me një skandal, i cili për arsye të qarta politike, vendos të politizohet nga Athina zyrtare./LEXO.AL