osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spiuni Ilir Metaj nën mëshirën e Taulant Ballës, kreu i grupit socialist tërhiqet nga premtimi për hapjen e dosjes së kreut të PL, mister pazaret

Spiuni Ilir Metaj nën mëshirën e Taulant Ballës, kreu i grupit socialist tërhiqet nga premtimi për hapjen e dosjes së kreut të PL, mister pazaret

“Çudia më e madhe 3 ditë zgjat”, thotë populli. Kështu ndodhi edhe me dosjen e spiunazhit të fuksit Ilir Metaj. Qysh prej korrikut të vitit 2022 dhe deri para pak ditësh, kryeministri Edi Rama dhe eksponentët më të lartë të Partia Socialiste u betuan dhe stërbetuan, duke deklaruar se ka qenë skandal që në krye të shtetit kishte qëndruar një spiuni i Sigurimit dhe përpara këtij mashtrimi të madh, ata kërkuan me urgjencë që ai të largohej nga politika. Taulant Balla dhe disa deputete të PS paralajmërua valë ligjesh për të shpëtuar vendin nga spiunët e ish-Sigurimit, por e gjitha rezultoi flluskë sapuni.

Madje jo më larg se dy javë më parë, nga qyteti i Fierit, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka bërë thirrje ish- bashkëpunëtorëve të Sigurimit që të mos futen në listat e zgjedhjeve të 14 majit. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, Balla theksoi se nëse futen në lista dhe zbulohen se kanë qenë pjesë e Sigurimit do të humbin mandatin, por edhe do të deskriditohen publikisht. Kjo deklaratë e fortë u pas si një mesazh për spiunin Ilir Metaj, i cili prej 30 e kusur vitesh livadhis i qetë në lëmin e politikës. Pra me pak fjalë, u duk se Meta ishte në mëshirë të Ballës.

Por jemi thuajse në fund të muajit shkurt dhe ky ligj nuk ka dhënë asnjë efekt, ndonëse në fund të tetorit PS e PD vendosën të hapin totalisht dosjet e Sigurimit, duke premtuar se tani do të dalin në shesh të gjitha sekrete e komunizmit. Ligji ka hyrë në fuqi që në javën e parë të dhjetorit dhe pas afro 3 muajsh nuk ka asnjë lëvizje për të zbuluar dosjen e Metës. Vetë Autoriteti pret që Kuvendi të kërkojë të dhëna për spiunin Ilir Metaj, por mazhoranca e ka hedhur pas krahëve një gjë të tillë.

Si duket Rama e ndjen veten shumë komod për sa kohë Meta e Berisha janë përballë tij, duke e dërguar ligjin në fjalë në “kalendat greke”. Kështu që nisur nga kjo tërheqje e socialistëve, mbeten mister pazaret, që edhe këtë herë spiuni i ish-Sigurimit të Shtetit, Ilir Meta t’ia hedhë paq, sikundër ndodhi edhe me shumë nisma të tjera që socialistët kanë ndërmarrë kundër tij, siç ishte tentativa në dy momente për ta shkarkuar ata si President të Shqipërisë. Me pak fjalë dhe thënë troç, duket se kemi një lloj pazari të fshehtë ku 3 “mamuthët” (Rama-Berisha-Meta) e politikës mbajnë njëri-tjetrin në pushtet.

Çfarë ka ndodhur?

Kuvendi miratoi me 20 tetor disa ndryshime në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit” pas një bashkimi votash mes mazhorancës socialiste dhe një pjese të opozitës, ndryshime që u fokusuan tek togfjalëshi “hapja e dosjeve”. Iniciativa për ndryshimin e ligjit erdhi nga mazhoranca pasi Autoriteti për Dosjet (AIDSSH) njoftoi Kuvendin se në një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit famëkeq të shtetit.

Autoriteti kërkoi të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “çertifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit. I dyshuari kryesor i gjëegjëzës, ish-presidenti Ilir Meta, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik. Neni që ndalonte autoritetin për verifikimin e Metës u rrëzua, por gjatë diskutimeve në Kuvend debati politik e anashkaloi këtë çështje duke u fokusuar tek një nen i ri që parashikon aksesin në dosjet e ish-sigurimit për çdo qytetar.

Amendamenti i propozuar nga Enkelejd Alibeaj u negociua në minutën e fundit në seancë plenare dhe u miratua me 94 vota të mazhorancës dhe disa deputetëve të PD-së që njihen si grupi i Alibeajt. Grupi tjetër në PD, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk morën pjesë në votim duke e konsideruar nismën “anti-Meta”. Alibeaj e cilësoi këtë nen si nisjen e një procesi purifikimi të shoqërisë dhe kurajo për të kuptuar se “kush nuk ka skelete në dollap”. Vetë përmbajtja e nenit të miratuar krijon shumë paqartësi nëse aksesi i çdo qytetari do të jetë i mundur në praktikë. Neni ka këtë përmbajtje:

“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”./Rigels Seliman