osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spiunazhi në oborrin e Zogut, rrëfimi i Hasan Luçit: Cilët ishin agjentët e Sigurimit, Isuf Mullaj dhe Andon Konomi dhe roli i tyre në vdekjen e Ahmet Zogut dhe në dasmën e Leka Zogut

Spiunazhi në oborrin e Zogut, rrëfimi i Hasan Luçit: Cilët ishin agjentët e Sigurimit, Isuf Mullaj dhe Andon Konomi dhe roli i tyre në vdekjen e Ahmet Zogut dhe në dasmën e Leka Zogut

Ish-oficeri i lartë i Zbulimit, (Sigurimit të Shtetit), Kolonel Hasan Luçi, është një minierë e pashterrur rrëfimesh, intrigash, prapaskenash që janë luajtur për dekada me radhë. Hasan Luçi, njeriu që u fsheh për 30 vjet nën kostumin e diplomatit në Paris, Romë e Bruksel.

Ai është një dëshmitar i dorës së parë dhe për këtë zgjon një interes jo të vogël edhe 30 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist. Nuk i ka ndryshuar asfare pikëpamjet dhe bindjet e tij. Nuk është punë nostalgjie, na thotë. Në një kohë të caktuar ne kemi bërë me devocion një detyrë që na ishte ngarkuar.

Ai shkoi në Paris, kur u shpall prishja e PPSH- së me ish-kampin socialist, pas raportit të Enver Hoxhës në Kongresin IV të PPSH-së, shkurt 1961 deri në vitin 1968. Dhe ndërsa më parë, diplomatët tanë kishin ndihmesën e selive të vendeve mike socialiste, tashmë që u prishën edhe marrëdhëniet me Partinë Komuniste të Francës dhe me shoqatën e miqësisë Francë-Shqipëri, që ishte nën tutelën e saj, ish-zbuluesit të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, iu desh të kërkonte dhe të zinte miq të rinj.

Teksa edhe prishja me Kinën krijoi tensione të reja me një pjesë të miqve dhe të shoqatës së re franko – shqiptare, por ai përjetoi vetëm fillimin, sepse u kthye në atdhe.

Ja disa episode që ai rrëfen për gazetën DITA.

– Zoti Luçi, në vazhdim të bisedave të mëparshme lidhur me agjentët dhe agjenturat e huaja gjatë periudhës së Shqipërisë socialiste, sot dua që të flasim më konkretisht. Pse Sigurimi i Shtetit ishte aq shumë i përqendruar për të penetruar dhe për të zbuluar veprimtarinë e këtyre agjenturave?

– Sepse ato paraqisnin rrezikshmëri të lartë për vendin tonë. Unë dhe shokët e mi të zbulimit kemi bërë gjithçka për të neutralizuar këtë veprimtari që ne e quanim me bindje se ishte jo vetëm antikomuniste, por edhe armiqësore kundër vendit tonë. U kam thënë herën e kaluar kur folëm për Martin Camajn se kontingjenti me rrezikshmëri më të theksuar ishte ai i të arratisurve para e pas çlirimit.

Ata qenë armiqtë politikë e ideologjikë; kishin lidhje e baza me elementë kundërshtarë të vjetër e të rinj, brenda Shqipërisë dhe në trojet shqiptare jashtë saj, të cilët i kanë shfrytëzuar si kavie të mirëfillta, sipas nevojës e kohës.

Me shthurjen e reaksionit shqiptar brenda vendit në prag të çlirimit, pjesa që morri arratinë jashtë shtetit u prit me krahë hapur nga spiunazhet e huaja dhe reaksioni shqiptar që ndodhej jashtë vendit.

Vetë kjo mërgatë përjashta kërkonte një bashkim të të gjithë kombeve, të të gjitha racave dhe dhe të të gjithë feve për të krijuar një front të përbashkët kundër “kërcënimit komunist”, për rikthim triumfator. Aleancën e shenjtë për bashkimin e saj e nxitën edhe spiunazhet e huaja për interesat e tyre, për të vepruar edhe kundër vendit tonë për t’i dhënë përshtypjen këtij reaksioni të brendshëm e të jashtëm se mërgata politike ishte e bashkuar.

Megjithëkëtë procesi i bashkimit dhe i pajtimit mes krerëve e grupeve reaksionare vazhdoi gjatë e nuk mbaroi, me ose pa nxitjen e spiunazheve të huaja, pavarësisht nga shkalla e grindjeve, përçarja, gjendja moralo-politike, nga shpërbërja e krijimi i grupeve të reja.

Pas çlirimit, nën drejtimin e spiunazheve të huaja, ky reaksion u mobilizua plotësisht në luftën e ftohtë sidomos krerët kriminelë të luftës, dikush si këshilltar ushtarak i ushtrive anglo-amerikane dhe pastaj të NATO-s, dikush si ekspert e organizator i rrjeteve të spiunazhit brenda e jashtë vendit etj. Siç e dëshmojnë vetë armiqtë dhe të penduarit rivaliteti mes zbulimeve të huaja ka qenë i madh.

Spiunazhi grek zhvilloi një veprimtari të gjerë me të arratisurit brenda e jashtë Greqisë sa në vitet e para pas çlirimit “qeveria greke nxiti të arratisurit të shkonin nga Italia në Greqi dhe Koço Muka kërkonte të shkonte atje, ndërsa gruaja e Ali Këlcyrës mbante kontakte me konsullin grek në Itali.

Grekët i përfshinë të arratisurit në sillogjet vorioepiriote. Zbulimi italian e Vatikani vunë dorë mbi kriminelët fashistë, ish-miq të tyre të vjetër e të rinj, duke vendosur kontakte të rregulla agjenturore. Interes për reaksionin shqiptar që u stabilizua në vendet e tyre tregoi edhe spiunazhi gjermano -perëndimor, francez austriak, australian, i disa vendeve arabe, etj..

Më vonë u përfshinë në këtë lojë edhe vende të tjera, ku strehoheshin e financoheshin kriminelët e arratisur e masa e reaksionit politik, ekonomik e kosovar antikomunist. Një rol të veçantë luajtën titistët, nëpërmjet OZNA-s në vitet ’40 dhe pastaj të UDB-së për grumbullimin e organizimin e mërgatës politike shqiptare në Jugosllavi e jashtë saj sidomos pas vitit 1948 duke nxitur edhe arratisje të reja për t’i pasur si kontingjenti në duart e tyre dhe hedhur në veprimtari subversive të gjithanshme sipas planeve të tyre antishqiptare. Për këtë është kuptimplotë “dashuria” e tyre për Panajot Plakun e veprimet komplotiste me të.

– Si mundët të depërtoni në radhët e tyre?

– Kjo ishte aftësia jonë. Kishim një detyrë dhe e kryem. Unë kam qenë shumë vite në Francë dhe i kam njohur dhe kam bashkëpunuar nga afër me disa, kam bindur dhe rekrutuar edhe individë të mërgatës sonë që të punonin për ne, pra për Sigurimin shqiptar.

Kjo është një e vërtetë që dihet tashmë botërisht. Ne kishim depërtuar deri në kupolat e kësaj mërgate dhe kishim gjithë informacionin e nevojshëm në kohë rekord se si punonin, çfarë mendonin e planifikonin kundër Shqipërisë, ndaj dhe ata dështuan në të gjitha tentativat e tyre. Gjithsesi nuk ka qenë e lehtë.

Po e ilustroj këtë me ca fakte. Që kur kam filluar unë punë (1959), zbulimi kishte një numër të kufizuar kuadrosh, që nuk bëheshin as 100 vetë në të gjitha hallkat brenda dhe jashtë, kuadro zbulues e teknikë.

Kjo ishte fare pak për nevojat e asaj kohe, po të kihet parasysh se zbulimi ynë kishte objekte ato qendra dhe njerëz që kryenin veprimtari armiqësore kundër vendit tonë. Për arsye ekonomike në selitë tona diplomatike nuk kishte më shumë se 1 deri 3 zbulues (rrallë komplet). Po kaq pak ishin dhe diplomatët e teknikët.

Ky minimum absolut binte në sy kudo jashtë shtetit, sepse dhe Vietnami që ishte në luftë kishte shumë më tepër se ne, megjithëse ishte aq larg nga Evropa. Për të mos folur për perëndimorët, që kishin edhe deri në 2000 vetë. Zbuluesit tanë dhe rrjeti i bashkëpunëtorëve të tyre punonin kryesisht mbi baza vullnetare e patriotike. Ne nuk kishim gjithashtu as teknikën e domosdoshme qoftë dhe të vjetër që përdornin të tjerët.

Megjithatë, edhe në ato kushte ne e kemi kryer më së miri detyrën tonë, duke menduar mbi gjithçka atdheun dhe fatet e lirisë e pavarësisë që i kishim fituar me gjak.

– Mund të jepni ndonjë shembull?

– Jo një por disa. Në këto histori që do t’u tregoj ka edhe humor, një humor të zi. E para ka të bëjë me vdekjen e Ahmet Zogut.

Në prill 1961 në Paris, mbreti i vetëshpallur Ahmet Zogu (Zogolli) u nda nga jeta dhe u përcoll me ceremoni të madhe mortore nga suita e mbetur e tij dhe zogistë etj. miq të tij në vite, si ia donte sëra e tij, po edhe me mbretër në fuqi e pafuqi në mërgim a jo.

Por atje në ceremoni dolën në krye edhe dy burra, që me “lotë në sy” ishin më të hidhëruarit e më të ngashëryerit. Ata ishin më të “helmuarit” për humbjen historike të legalistëve historikë, bashkëpunëtorë të fashistëve italianë e nazistëve gjermanë si dhe shërbëtorë të shumë zotnive të kohëve nga 1920 deri sot.

Këta burra që çuditën atë ceremoni ishin Isuf Mullaj i famshëm dhe shumë i njohur tashmë i futur nga Sigurimi i Shtetit në oborrin e Zogut. Si kishte mundur ai të depërtonte deri në oborr dhe të fitonte besimin e Zogut? Historia duket sa qesharake, por që tregonte dhe nivelin e “mbretit” dhe oborrtarëve të tij.

Babai i Isufit i kishte çuar tre desh, lyer me “bojë të kuqe” A. Zogut kur ky u martua me një princeshë të rënë nga vakti! Isufi ishte “arratisur” në 1954 dhe pasi kaloi me sukses kalvarin në bincat e zbulimit grek, doli në Belgjikë, ku u zgjodh në kryesinë e degës e më lart në OKLL dhe pëlqehej si politikan i regjur, me humorin e veçantë.

Tjetri “shumë i pikëlluar” për vdekjen e Zogut ishte Andon Konomi nga Zagoria, i arratisur në Greqi, ku u torturua, se nuk pranoi të nënshkruante deklaratën për “Vorio Epirin”, duke u thënë se “ika të shpëtoja kokën e jo të shes Shqipërinë”, por u internua në ishullin Siros, ku ishin edhe komunistët grekë, ishull i tmerreve ku u bë turbekuloz.

Iku në Belgjikë, ku punoi në një fabrikë birre, ku për ironi të fatit siç tregonte vetë kullufiste rreth 32 krikëlla me birrë në 24 orë. Për qëndrimin e tij atdhetar në Greqi u zgjodh ministër i oborrit mbretëror si i vetmi ortodoks.

Ai i thoshte vetes e të tjerëve: “jam mbretëror hamall” se merrej me arkat e birrës gjithë ditën në fabrikë, pa gjetur punë tjetër për moshën e tij.

Kur më tregonin të dy shenjat e torturave në trup bërë nga grekët në Llavrio, kampin e Athinës etj. mendoja se si kishin shpëtuar pa u sakatuar nga trupi e mendja dhe pa tradhtuar veten si atdhetarë në ato kushte fashistizimi të tërbuar antikomunist e antishqiptar.

Ata nuk donin t’i kujtonin ato ngjarje, por nderi e lavdia i duroi sa ishin gjallë. “Bota e lirë” nuk shkruan për këto egërsi se donin t’i bënin kavie t’u shërbenin pa asnjë kusht njerëzor!

– Le të kthehemi te ceremonia e vdekjes së Zogut… Si merreshin vesh agjentët tuaj pa u diktuar nga njerëzit e Zogut?

– Sekreti i këtyre dy burrave flinte gjetkë: të dy ishin bashkëpunëtorë të zbulimit shqiptar, njeri i dërguar nga ne, Isufi si edhe mik i mirë e pronar i deshëve për mikun mbret, kurse tjetri, Andoni, i kapur e bërë bashkëpunëtor i zbulimit në 1959 në Bruksel, të cilin e pata studiuar për një kohë të gjatë.

Të dy i ishin hapur njeri tjetrit dhe vepronin në mirëkuptim të plotë për kryerjen me sukses të detyrave atdhetare kombëtare kundër tradhtarëve, që donin të rrëzonin pushtetin popullor. Po si u dolën aq lotë atë ditë që vdiq Ahmet Zogu, sa nuk shihnin as mirë miqtë rreth e rreth?

Pa le kur morën fjalën e lamtumirës, iu çirrej zëri, ngashëreheshin dhe lotët vu e vu, që i fshinin me shami të bardha, por edhe hundët e gjora. Miqtë as kuptuan hiç se shamitë e tyre të bardha me lotët çurg vinin nga qepët e bekuara që i kishin shtrydhur në shami në mëngjes për këtë lojë madhështore në këtë ceremoni historike! U habitën edhe legalistët e graduar nga Isufi (Cufja shkurt) me këtë “dashuri” të tij për mbretin në mërgim e në parajsë tashmë.

Pasi derdhën aq lotë, kur pushuan në banesën e vet, derdhën edhe po aq lotë me gazin e madh, që po u zinte frymën, se ia dolën komedisë si artistë të shquar dhe se patën edhe mjaft lavdërime nga shumëkush atje dhe më vonë, duke mbetur në historinë e legalistëve kavie në vite kundër atdheut e kombit. Ja pra një histori e rrallë argëtuese apo jo ?!

– Më thatë se keni edhe histori të tjera…

– Po. Po iu tregoj edhe një tjetër që lidhet prapë me oborrin mbretëror. Në tetor 1975 princi Leka Zogu, i vetëshpallur në prill 1961, u martua, me miratim të kryesisë së Legalitetit e të Abaz Kupit. Dasma u bë me bujë të madhe në Madrid të Spanjës, si edhe fejesa më parë, dhe martesa, me pjesëmarrje të shumtë të gazetarëve të huaj, përfaqësuesve diplomatikë perëndimorë, mbretër në fuqi e në mërgim, veç të arratisurve legalistë, kosovarë e nga diaspora ekonomike.

Po në këtë dasmë bëri bujë “mbretërori hamall”, Andon Konomi,i cili ishte i veshmbathuri më i shquar, me frak, papijon, borsalinë e dorashka, dy-tre unaza floriri në duar, ora që vezullonte dhe këpucë të zeza me llustër, trupmesatar i shëndoshë, që sillej andej këndej në sallone, duke përshëndetur me buza gaz e shkelje syri të njohurit e të pa njohurit atje.

Shumë kureshtarë pyesnin: po kush qenka ky, zotëri, më shik këtu? Andoni dëgjonte dhe mezi mbante gazin dhe lëvizte për t’u dukur më i hareshëm në këtë dasmë historike, të princit, me gruan sa gjysma e tij si shtat. Bashkëpunëtori im nga Burgajeti, që e kish tundur në djep që kur lindi Leka dhe e shoqëronte sa u bë lis, më thoshte: “Leka me trup është si mal, po nga mëndja në hall”!

Bashkëpunëtori im kuzhinier ishte më i thekur kur më fliste për të e zakonet ( veset ) e tij. Leka i buzëqeshte Andon Konomit se ishte mik i parapëlqyer i të atit për humorin e mënçurinë, megjithëse Andoni edhe e voli jo pak edhe në Madrid, ku takonte edhe mbretëreshën Geraldinë, e cila e simpatizonte goxha zotin Konomi.

Pastaj Leka kontrabandisti iku në Rodezi e Afrikën e Jugut, ku e gjetën demokratët tanë në vitet ‘90. Këta bënë sikur nuk dinin për përgojimet e tij si kontrabandist armësh në Tailandë në 1977, nga ku e shpëtoi CIA dhe për dëbimin në 1978 nga Spanja për veprime të paligjshme në vend e jashtë tij etj.

Edhe A. Konomin e kthyem pranë familjes, e rehabilituam. Unë kalova një natë të paharruar në shtëpinë e tij në Zhej të Zagorisë, ku ishte gati tërë fshati në një ceremoni urimi.