Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehet në Parlament. Në fjalën e saj, Spiropali e ka krahasuar grupin opozitar me një shfaqje tragjedie, atë të Makbethit.
“Nëse opozita do të vinte një shfaqje do të ishte Makbethi. Sepse ata piqen në salla ngjajnë si pika uji me korin e magjistricave. Gjuha e helmatisur e opozitës zbardh të zezën dhe nxin të bardhën. Këta duan tu bërtasin në fytyrë ‘Ikni se Shqipëria nuk behët’.
Kronikë e zezë përzier me fake-news. Nuk lanë gjë pa thënë për policinë e shtetit. Nuk vijnë këtu të flasin. E vetmja gjë që duan të bëjnë është nxirja e realitetit. Në momentin që një bandë e vërtetë kapet, ata heshtin. Merren vetëm me kronikën e zezë. Ky është vizioni i tyre?
Njerëzit kanë nevojë për shpresë, ata duan tua thajnë shpresën. Jemi në fundin e një beteje që nisi nga PS, një reformë që askush nuk vinte baste dhe shpresonte.
Kjo ka shkaktuar një çoroditje të përgjithshme. Ajo që dua të them është ashtu si në një tragjedi që nuk ka asnjëherë dalje. T’i kthehen Kuvendit”, tha Spiropali.