osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spiropali: Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e ter.rorit politik e mediatik

Spiropali: Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e ter.rorit politik e mediatik

Nga Elisa Spiropali:

Nje fjale thote, te gabosh eshte njerezore, te kembengulesh ne gabim eshte djallezore! Djallezine ne formen e kembenguljes ne gabim, monstra qe kemi mes nesh e ka kthyer ne sistem lufte politike. Njerezit jane mesuar me te aq sa i kane njohur statusin e vecante te te lejuarit te cdo lloj qenerie publike, per te cilen cdokend tjeter do ta kishin gozhduar ne murin e turpit. Jo vetem kaq, po qenerine djallezore te monstres dhe te tere lukunise se kelyshave te tij, media e ka absorbuar si normalitet ne tregtine e lajmeve e te sensacioneve.

Dhe aq e vertete eshte kjo, sa kur monstra sulmon egersisht policine e shtetit per dramen e nje te miture te dhunuar nga bashkemoshatare te sajet, tregtia mediatike intensifikohet si nje jehone e sulmit monstruoz. Ndersa kur prinderit e gjysherit e te mitures bejne apel publik per t’u lene te lire nga pengmarresit politike e mediatike te vajzes, shfaqet ne te tere hipokrizine e vet shqetesimi i barbareve per privatesine e vogelushes.

Parafytyrojeni per nje moment sikur Edi Rama te kishte bere vetem nje nga krimet e monstres, apo te kishte thene vetem nje nga mijera monstruozitetet te cilave u eshte dhene statusi i normalitetit ne tregun politik e mediatik te vendit? Pa bere asgje te ngjashme dhe gozhdet e çekanet bien papushim nga sabahu e deri ne mesnate, nderkohe qe se fundmi, ne vend se te pakten te ndaleshin ne respekt te atyre burrave te vrare qe kerkuan paqe e mirekuptim per vajzen e tyre, rane fort ne emer te zbulimit te papritur te neneve te ligjit qe duhet ta mbronte vajzen nga ato gozhde te pameshirshme! Te cilat perseri, edhe mbreme, nuk u ngulen mbi Edi Ramen a mbi mua personalisht, si deshmitarja e zedhenesja e kesaj historie barbarie politike e mediatike, po mbi vajzen e mitur e familjen e saj.

Kur gjyshi i vajzës me erdhi në zyrë duke me kerkuar ndihme per te shpetuar nga çekanet e sulmit politik dhe gozhdet e terbimit mediatik, u ndjeva e lehtesuar qe se paku nuk jemi te tere njesoj ne syte e asaj familjeje dhe e renduar nga pafuqia per ta ndalur ate furi dhunuese mbi ta. U mendova gjate a duhet ta tregoja takimin me te, edhe pse ai ma kerkoi me lot nder sy. Ne fund te dites e bera dhe e mbajta me gatishmeri te plote pjesen time te baltes, pasi deshmia ime publike e nderkreu monstren megjithe lukuni. Falenderimi ne telefon i gjyshit ne emer te familjes, ishte gjithcka me nevojitej per t’u ndjere e qete ne vorbullen e dilemes sime.

Po kur të nesërmen më ra telefoni dhe ne emer te prinderve te vajzes, gjyshi me ftoi në shtëpi, vorbulla e dilemes u rikthye edhe me e forte. Ty te faleminderit edhe njehere tha, po ne sjemi te qete! Nuk na mjafton se po na del shpirti nga sulmet e tyre qe po na e tresin vajzen para syve! Duam te bejme nje apel publik, por nuk duam të merremi as me ndërmjetsit që na cojne ata te opozites as me ata qe na vrasin naten neper studio dhe na qajne diten, duke na u lutur te dalim me ta ne televizor.

Perseri brenda meje fitoi ndjenja e solidaritetit me ta dhe ideja se mund te isha sadopak e dobishme per ta. Kur hyra ne shtepine e tyre pashe perballe nje vajze te dobet me nje veshtrim te mprehte qe s’do ta harroj. Nxenese me dhjeta dhe me nje karakter dukshem te forte, ajo ishte qartesisht e lenduar po aspak e rrezuar.

Vajza ime ka kurajo të jashtëzakonshme dhe do bëhet dikush, tha i ati. Biseduam gjate ose me sakte ata kishin nevoje te flisnin dhe ne fund ndjeheshin disi te cliruar. Rrefimi i tyre ishte njerezor deri ne dhimbje dhe mesazhi i tyre ku e ku më fisnik, me emancipues e me legjitim, se sa kerdia dhe gerdia e fjalimeve patetike, deklaratave politike, statuseve dixhitale dhe telemuhabeteve pa hesap të marra sëbashku.

Ajo familje e tronditur ne themelet e shpirtit, fliste me respekt per mesuesen, drejtoren e shkolles, policine e shtetit, agjencive e mbrojtjes se femijeve, psikologen vecanerisht dhe lutej per t’u lene e qete nga pikerisht ata qe te vrasin naten e te qajne diten! Ndersa monstra e te tijte apo te ngjashmit me te, ne politike e ne media u rileshuan mbi gjysh e babe, medemek ne emer te ligjit qe sipas tyre u mohon te drejten te kene nje fytyre per te thene para gjithe dynjase te vertetat e shpirtit!

Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku qe s’mund te mos e ndaja sot me te gjithe. Mos u merzit per cfare do degjosh me tha, neve s’ta harrojme qe na dhe mundesine te clirohemi! Pas gjithe ketyre ditesh e netesh terrori ku te gjithe kane folur c’kane dashur per ne, ne sot folem ne emrin tone. Ne nuk kemi frike nga fytyra jone dhe jemi krenare per vajzen tone, ndersa turpin le ta mbajne ata qe dihet kush jane!