Ministrja Spiropali i është përgjigjut kreut të PD-së, Basha, lidhur me akuzat e tij për korrupsionin e qeverisë dhe propozimin për vettingun në politikë.
Ajo tha në Kuvend se kryedemokrati i ka shpëtuar drejtësisë nëpërmjet procedurës dhe nuk mund të flasë për korrupsionin.
“Ju i keni shpëtuar drejtësisë me procedurë për rrugë, për ura e pastaj vini këtu e flisni për korrupsionin. Sipas raportit të BE-së, nuk flitet për masakër zgjedhore, flitet për zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri. Vendi vlerësohet për reformën zgjedhore.
Në këtë raport, flitet për pogres në luftën kundër korrupsionit e kultivimit të drogës. Lideri i opozitës sado në hall të jetë në partinë e tij, të dalë në foltoren e Kuendit dhe u thotë partnerëve që Shqipëria s’e meriton të jetë në BE” – tha Spiropali.