Koordinatorja kombëtare, Elisa Spiropali hapi me fjalën e saj punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ku bëri një raportim mbi performacën e procesit të bashkëqeverisjes.
Deputetja nuk kurseu as kritikat ndaj opozitës duke e cilësuar si të dëmshëm për integrimin rolin që po luan.
“Shihni çpunojnë kundërshtarët tanë. I janë vënë Shqipërisë me buk në trastë e përgojojnë në çdo derë vendimmarrësi europian dhe dëgjojnë jehonën e bataresë së tyre.
Gëzojnë si shenjtani budalla kur lexojnë apo prodhojnë lajme për refuzime, kundërshtime, refuzime të statusit.
Shpërndajnë tituj, mbushin portale dhe bllokojnë banaqe e foltore sepse vizioni i tyre është çadra dhe mjeti i tyre është çizmja.
I kanë dhënë shenjat se nuk kanë aspak ndërmend të ndryshojnë strategji. Përballë kësaj mësymje kemi vetëm një aleta bashkëqeverisje në çdo cep të territorit”, tha Spiropali.