osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPECIALE/ “Vllai e kemi myll se lu Tirona me Partizonin, kalo nga java tjetër”, si më mbeti makina në rrugë prej derbit të kryeqytetit

SPECIALE/ “Vllai e kemi myll se lu Tirona me Partizonin, kalo nga java tjetër”, si më mbeti makina në rrugë prej derbit të kryeqytetit

Jo më kot thonë që derbi i kryeqytetit luhet një javë para ndeshjes dhe një javë pas saj. Pikërisht kjo shprehje gjeti vend sot në rutinën time të përditshme. Ngrihem në mëngjes dhe bëhem gati të nisem për punë. Rrugës duke ecur vura re që njëra gomë e makinës kishte rënë dhe destinacioni më i afërt për ta rregulluar ishte dikur afër “Brrylit”.

Mendova se nuk do të kishte shumë punë dhe do të ishte një defekt që s’të merr shumë kohë. Ndalova afër një karburanti, ngjitur me të ishte një gomisteri. Pashë që qepenat ishin gjysmë të çelura dhe fillimisht m’u krijua përshtypja që atëherë po hapej. Vendosa të ndalesha aty për të mbaruar punë sa më shpejt. Me të zbritur nga makina, syri më zuri jashtë emrin e gomisterisë dhe poshtë stemën e klubit të Tiranës. “Qenka tifoz bardheblu ky”, mendova me vete dhe menjëherë nisa ta ngacmoja. “Vllai për ça ke ardh?”, më tha ai me një ton serioz. “Du t’boj një intervistë”, ia ktheva me batutë unë duke iu përshtatur gjuhës së tij.

Në fytyrën e tij pashë gëzim, ndërsa përgjigja ishte: “S’mor vesh nga intervistat un, po hajde ulu pim i kafe se qeke dora jonë”, ma ktheu ai. Më pas, menjëherë i thashë arsyen pse isha aty për t’u mos u bërë vonë për punë. Shtëpinë e kishte aty ngjitur dhe më tutje një bar-kafe. Pasi e mori vesh se punoja si gazetar, ai këmbënguli që të ulesha në kafe me të. Nisëm të flisnim dhe në sytë e tij shihja gëzimin e një tifozi që është rritur në shkallët e stadiumit.

Donte të dinte informacione rreth derbit të së premtes, teksa goma e makinës kishte nisur të shfryhej komplet. Por, ai s’donte t’ia dinte për të. Goja e tij pëshpëriste emra si Fortuzi, Devi Muka, Mahir Halili e shumë lojtarë që kanë derdhur djersë për fanelën bardheblu. Momentet jo të mira të Tiranës në këtë fillim sezoni, kishin krijuar skepticizëm te ai. Papritur vjen pyetja: “Si meno ti, thu i rrafim kët herë? Shum u bo vallaj pa fitu”.

Unë nisa të qeshja sepse e kuptoja në tërësi gjendjen e tij emocionale. Edhe pse përpara kishte biznesin që mbante familjen, në mendjen e tij ishte vetëm fusha e “Selman Stërmasit” së bashku me 11 heronjtë që do të hedhë trajneri Ard Mema. “Ai Ngoo m’jep shpres. I modh shum, s’e majn dot. Shyqyr Zotit s’kan ene Trashin ata”, vijonte ai që dukej si monologonte. Ndërsa fliste, unë nisa të mbaja shënime në mendje për të shkruar këtë ngjarje të veçantë vetëm 4 ditë para derbit.

Papritur u kujtova se duhej të shkoja në punë. Kishin kaluar plot 30 minuta dhe unë tashmë isha bërë vonë. I “shkunda” që të lëvizte për të më ndihmuar. Qeshi dhe u ngrit. Shkuam pranë makinës dhe vumë re që goma tashmë ishte në disk dhe s’mund të lëvizte nga vendi. “Si do ia bëjmë”, i thashë unë. “Po për ca ke ardh ktu?”, ma ktheu mua. “Për të të ‘bo’ intervistë ty pra”, i fola sërish. E kuptoi që po bëja shaka me të dhe më tha: “Mër ti, po ti me kë je tifoz, se harrova me t’pyt?”. Në atë moment kuptova që i intervistuari isha unë. Për të mos rënë pre e “kurthit” të tij, iu përgjigja në çast: “Me profesionalizmin”. Ai qeshi dhe po shihte me vëmendje gomën.

“A e sheh që e kom qepenin myll?”, më pyeti. “Po, por duhet të më ndihmosh”, ia ktheva unë shenjë lutjeje. “Vllai, un e myll sa herë lu Tirona ime. Në derbi e myll dyqonin një javë para. Edhe për ty, s’kom me e hap”, foli duke qeshur. Mendova se po tallej, por vijoi më tej: “Do t’ve i gom që kom aty sa me t’kry pun e kalo nga java tjetër”. Në moment u çlirova disi pasi më duhej të shkoja në punë. Pasi e rregulloi, mbajti të prishurën dhe tha: “Javën tjetër kena me fol më gjat”, përfundoi ai. Aty kuptova se dëshira e tij për të folur për derbin ishte kaq e madhe saqe kishte sabotuar punën dhe javën e ardhshme, donte të isha aty për të bërë komentet e postndeshjes.

Nuk më kishte mbetur gjë tjetër veçse ta falënderoja për ndihmën e ofruar. Para se të nisesha e përshëndeta. “Hajt ishalla me fitore. Po qytetin kush ia boni?”, nisi me këngët e tij. S’mund të qëndroja pa e ngacmuar për herë të fundit: “Baba juj osh Partizoni”, ia ktheva unë në formë batute për t’i trazuar sedrën. Një tifoz ka gjithmonë përgjigjen gati: “Do e shofin n’Selmon”, përfundoi ai.

U largova dhe praktikisht makina ime kishte mbetur në rrugë prej derbit të kryeqytetit. Dy fjalë më shumë nga mua, e bindën mekanikun të më ndihmonte. Tashmë s’më mbetet gjë tjetër veçse të pres të përfundojë derbin dhe javën e ardhshme të kemi gati gomën./Newsport