Spartak Ngjela deklaron se Presidenti nuk ka formim juridik dhe zgjedhjet vendore nuk shtyhen, e sipas tij nuk duhet të bëhen më lojëra ndaj Kushtetutës.
I ftuar në emisionin “Open”, Ngjela tha se socialistët nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim.
“Shqiptarët duhet të maten mirë kur zgjedhin presidente se nuk janë treguar profesioniste.
Data është në kushtetutë, por si Meta dhe Basha nuk kanë optikë juridike.
Ata thonë po s’iku Rama nuk ka shtet. Çështja është se nuk duhet të bëhet asnjë lëshim. Nuk tha njeri të ikin nga zgjedhjet apo të lejnë mandatet.
Çdo gabim ka kostot e tyre dhe duhet të ruhet shteti.
Socialistët nuk duhet të bëjnë lëshim, kjo është teori e shtetit. Problemi është që duhet të bëhet një mësim, duhet një moment i fortë, që të mos bëjë asnjë lëshim. Le të humbasin socialistët, por nga ky moment të mos bëjmë më lojëra të tilla.”, u shpreh