osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: SHBA s’do dorëzohet derisa Berisha të arrestohet, çudi që ithtarët i shkojnë pas një të inkriminuari, u vranë 4 persona në bulevard

Spartak Ngjela: SHBA s’do dorëzohet derisa Berisha të arrestohet, çudi që ithtarët i shkojnë pas një të inkriminuari, u vranë 4 persona në bulevard

Avokat Spartak Ngjela shprehet i bindur se ish-kryeministrin Sali Berisha e presin ditët të vështira dhe madje shumë telashe në rrafshin juridik. Ish-kryeministri Berisha është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit pasi akuzohet për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Por këto akuza të ngritura nga amerikanët duket se do të kthehet në bumerang për ish-liderin demokrat, paçka se ky i fundit iu ka shpallur “luftë” atyre dhe vijon i qetë jetën e tij politike. Përmes një analize të hollë në rrjetet sociale, avokat Ngjela theksoi dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dorëzohen derisa Berisha të arrestohet.

“Saliu ka falimentuar, sepse është kundërshtar i politikës amerikane. Nuk ka më asnjë mundësi që ky të dalë përsëri në një stad drejtues në Shqipëri.

Atëherë? Sali Berisha do të sulmohet nga politika amerikane me fakte; deri në eliminimin e tij me dënim penal gjyqësor për krime. Kjo, do të jetë rrjedha e kësaj kohe të afërt që do të sjellë gëzim të madh në Shqipëri”, shkruan ai.

Saliu shkatërroi vendin dhe vrau 4 njerëz

Më tej avokat Spartak Ngjela ka vijuar me akuzat dhe sulmet në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e bëri përgjegjës për shkatërrimin e vendit dhe vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë një proteste të organizuar nga opozita e kohës në 21 janar të vitit 2011. Madje avokat Ngjela ngre edhe disa pyetje që sipas tij, kërkojnë përgjigje, ndërsa shprehet i habitur që si ka mundësi që ka ende qytetarë që i shkojnë pas ish-kryeministrit Berisha.

“Si ka mundësi që të pranohet ende në Shqipëri një njeri i inkriminuar që, me urdhrin e tij, tani e provuar, ka vrarë katër njerëz të pafajshëm në bulevard? Si ka mundësi të pranohet në drejtim ky njeri, i cili menjëherë pas vrasjes së katër personave të pafajshëm gënjeu botërisht, duke klithur si i marrë se ata i kishte vrarë kundërshtari i tij; dhe pastaj tha se, “unë edhe më shumë do të vrisja”?

Si ka mundësi që të vijojë e të pranohet ende në Shqipëri një dëmprurës kaq i përbindshëm, i cili, me kërkesë nga padronët e tij, si president i plotfuqishëm (1992 – 1997) ka shkatërruar në Shqipëri 500 fabrika e uzina? Si ka mundësi që vijon e sokëllin mitingjeve antishqiptari më i madh që ka kaluar nëpër pushtetet politike në Shqipëri”, deklaroi ai.

E rëndë që ka njerëz që i shkojnë pas Berishës

Por teksa shpreh habinë dhe shprehet se është e rëndë që ka ende njerëz që i shkojnë pas Sali Berishës, avokat Spartak Ngjela siguron se ish-kryeministri nuk ka më shumë se 1 mijë qytetarët që e mbështesin. Sipas tij, ka ikur koha kur njerëzit qanin dhe vriteshin për Berishën. “Saliu tani, i gjithi i rënë në qerthullin e gënjeshtrës së tij, flet e stërflet për Lulzim Bashën.

Dhe të fantaksurit e tij e brohorasin. Si nuk po duan ta mendojnë këtë të vërtetë? Në fakt, duhet ta theksojmë se kjo është tani një histori e vjetër e tyre: ata i adhurojnë gënjeshtrat primitive të Saliut; çjerrjen e zërit të një njeriu anormal, dhe frazat e tij në mohim të plotë të së vërtetës dhe të interesit kombëtar. Sepse, këta të fantaksur e dinë gjithashtu që, pasi Basha humbi dy zgjedhje radhazi; Saliu nuk tha asnjë fjalë kundër tij. Pse? Sepse e kishte vënë Bashën me dorën e tij për ta pasur si kukull. Kuptohet se sërish, për të fantaksurit rrotull Saliut, që në fakt, nuk janë më shumë se 1000 persona, ishte po ajo arsye pranimi – ky është kukulla e Saliut”, nënvizoi Ngjela. /Rigels Seliman