osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Planet e PD-LSI për destabilizimin e vendit dështuan, sinkronizimi me opozitën serbe tregon ndërhyrjen e Rusisë

Spartak Ngjela: Planet e PD-LSI për destabilizimin e vendit dështuan, sinkronizimi me opozitën serbe tregon ndërhyrjen e Rusisë

Avokat Spartak Ngjela e ka cilësuar si dështim protestën e të shtunës të zhvilluar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se plani i tyre ishte për të destabilizuar vendin, por ky mision dështoi. Sipas avokatit, opozita i druhet reformës në drejtësi dhe ngritjes së SPAK, duke theksuar se edhe politika amerikane është e mendimit se PD-LSI janë të trembur.

Ngjela tha se opozita shqiptare ishte në sinkron me opozitën e Serbisë dhe Malit të Zi, duke treguar qartë ndërhyrjen e Rusisë në vendet e Ballkanit. “Ata destabilizim duan, por nuk e arrijnë dot. Ata kërkojnë të destabilizojnë vendin, kërkojnë trazira sepse i druhen reformës. Një gjë të tillë jua tha edhe zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Palmer, ju tha që janë të trembur. Atëherë ky ishte mendimi i politikës amerikane. E dyta, këtu kuptohen ndërhyrjet e huaja.

Palmer tha edhe diçka tjetër: Tha që trageti shqiptar është shumë i vështirë për Rusinë. Pra ju ka thënë që lodhen kot, kot që shkoni tek ata sepse nuk do të shpëtoni dot. Edhe fakti që opozita shqiptare protestoi në të njëjtën kohë me atë serbe dhe malazeze tregon në një farë mënyre ndërhyrjen e Rusisë, por duhet provuar më tej. Ka një farë lidhjeje logjike, por duhet provuar skema. Kemi vetëm ato që tha Palmer deri tani”, u shpreh Ngjela.

Dështon skenari i opozitës

Avokat Spartak Ngjela deklaroi se planet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit për të destabilizuar vendin përmes protestave të zhvilluara natën dështuan. Ai tha se opozita tashmë është e pashpresë, duke theksuar se ish kryeministri Berisha është më shumë i frikësuar nga reforma në drejtësi dhe po kërkon dhunë dhe trazira. Sipas avokatit, të gjithë të korruptuarit janë të frikësuar nga ngritja e organeve të reja të drejtësisë. “Këtu kuptohet që mund të jenë edhe forcat antiamerikane dhe antishqiptare që kërkojnë destabilizim dhe mbështesin opozitën për t’i ndihmuar sepse janë në hallin e korrupsionit.

Tani, a do ta kalojnë këtë hall? Jo, nuk e kalojnë dot. Dështoi skenari i tyre për të bërë protestën natën për të djegur vendin. A mund të digjet salla e Parlamentit? Nuk mund të digjet. Këta janë njerëz të pavlerë. Nuk kanë më asnjë mundësi dhe asnjë shpresë. Edhe thirrjet ekstreme të Berishës tregojnë se ai është i frikësuar dhe po i bën presion Ramës. Por Rama nuk ka gjë në dorë që t’i shpëtojë, as Rama nuk e do reformën në drejtësi.

Tani se çfarë loje luajnë me njëri-tjetrin neve nuk na intereson, por e rëndësishme është që ata që dyshohen për korrupsion, janë të trembur nga reforma në drejtësi dhe po tentojnë dhunë dhe trazira”, u shpreh Ngjela. Avokati deklaroi se Parlamenti drejtohet nga perëndimorët, duke shtuar se deputetët e opozitës e morën vendimin për të djegur mandatet nga frika e reformës, duke mos e kuptuar se po shkonin drejt humnerës.

“Nuk ka gjë fare Rama në dorë. Ai madje shpresën te tabori Sali e ka pasur, deri sa erdhi Palmer në Tiranë, se ky e lebetiti në qëndrim, njëlloj si edhe Bashën. Rama tani nuk ka më se çfarë të bëjë. Parlamenti drejtohet sot nga perëndimorët, dhe Reforma në Drejtësi nuk ndalohet dot më. Deputetët antireformë që dëgjon mandatet e deputetit nuk e kuptuan dot se humnera ndjell humnerën. Po kuptohet tani, se të korruptuarit tanë, kanë hyrë në këtë rrjedhë të historisë së tyre vetjake”, tha Ngjela. /Elisjeda Kiko