osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Përçarja e grupit të Hajdarit lojë e Metës dhe PD! Presidenti ta harrojë se i shpëton shkarkimit, largimin e tij e duan ndërkombëtarët

Spartak Ngjela: Përçarja e grupit të Hajdarit lojë e Metës dhe PD! Presidenti ta harrojë se i shpëton shkarkimit, largimin e tij e duan ndërkombëtarët

Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme situatën e krijuar brenda grupit parlamentar demokrat. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se përçarjet e grupit parlamentar të drejtuar nga Rudina Hajdari është një lojë e pastër e presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo është arsyeja pse PD do përçarjen e grupit.

Por duke iu referuar shkarkimit të presidentit Ilir Meta, avokati u shpreh se presidenti nuk mund t’i shpëtojë dot shkarkimit, pasi 90 për qind e deputetëve opozitarë janë pro shkarkimit, ku theksoi se kjo është lojë e SHBA. “Ata janë një grup i cili ka sjellë shqetësim të të dy krahëve, edhe ish-opozitës edhe mazhorancës. Kryesorja është që 90 për qind e opozitës parlamentare ka drejtim nga Uashingtoni dhe kjo i bezdis të dy palët, por më shumë krerët e Partisë Demokratike. Kjo është njëra arsye. Tjetra është se tani do vijnë votimet e rëndësishme, siç është Gjykata Kushtetuese e cila kërkon 2/3 e votave. Për Gjykatën Kushtetuese nuk është dakord Meta se do shkojë të gjykohet te ajo. Por politika e lartë perëndimore ka vënë veton dhe kërkon me çdo kusht nga politika shqiptare ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këtu fillon problemi që të mos e lëmë mazhorancën që të ketë 2/3”, u shpreh Ngjela.

Detajet

Më tej avokati deklaroi se PD-LSI janë të vetmit kundër shkarkimit të Metës, pasi sipas tij, më pas fillon procesi antikorrupsion. “Pra këtu janë dy punto. Puntoja e parë është shkarkimi i Metës nga Kuvendi që kërkon 2/3 dhe puntoja e dytë është Gjykata Kushtetuese, që prapë mbyllet me Metën. Opozita jashtëparlamentare natyrisht që është me Metën, jo se e do Metën, por se fillon procesi antikorrupsion me shkarkimin e Metës, atëherë bëjnë këto lloj lojërash banale. Janë dy aspekte të cilat shqetësojnë opozitën jashtëparlamentare dhe Metën, është shkarkimi i Metës në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Ngjela. Avokati deklaroi më tej se ndonëse mund të ketë pak deputetë të mazhorancës të cilët janë në krah të Metës, ai shtoi se sërish ata do votojnë pro shkarkimit sepse do iu kërkohet llogari nga ndërkombëtarët. “Nuk lëviz dot mazhoranca. Opozita reale në Parlament e mbështet shkarkimin e Metës. Janë rreth 90 për qind e tyre që duan shkarkimin e presidentit. Nuk ma merr mendja se janë më shumë se 6-7 deputetë të mazhorancës të cilët mund të lëvizin. Por dhe ata nuk mund të lëvizin dot se do ketë kërkesë nga ndërkombëtarët”, u shpreh Ngjela.

Drejtësia

Avokati Spartak Ngjela komentoi edhe nismën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting. Sipas avokatit, shefi i qeverisë nuk ka akses në veting, pasi drejtohet nga ONM. Ngjela e cilësoi si një insinuatë të krijuar nga vetë kryeministri Edi Rama. “Këto janë gjëra pa vlerë. Kryeministri nuk ka akses farë në veting, sepse atë e drejton Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe aty nuk ka asnjë shqiptar. Janë insinuatë që krijon Rama për ti dhënë mundësi opozitës jashtëparlamentare të thotë që reformën në drejtësi e bën Rama. Ata janë bashkë dhe kjo është një politikë që e kuptojnë dhe breshkat”, u shpreh avokat Spartak Ngjela.

Elisjeda Kiko