osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Meta fundosi përfundimisht vetveten, e pret b.urgu

Spartak Ngjela: Meta fundosi përfundimisht vetveten, e pret b.urgu

Nga Spartak Ngjela

A do të shkojë deri në shkarkim presidenti Ilir Meta dhe a mund të quhet ky akt-proces si preludi i aplikimit të Reformës në Drejtësi?

Në të vërtete kërkesa e 30 deputetëve të Parlamentit shqiptar për shkarkimin e Ilir Metës, kërkesë kjo e cila është pranuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ka hyrë në procedurë, mund të quhet se është një pikë kyç në ecurinë e gjendjes reformuese të shtetit shqiptar.

Duhet ta shprehim që në fillim se shkarkimi i Metës është mbështetur në shkeljen kushtetuese për zhdekretimin e zgjedhjeve.

Këtë zhdekretim ai e ka bërë nën presionin e Reformës në Drejtësi, e cila pritet që ta radhisë edhe atë me të akuzuarit e rëndësishëm të korrupsionit të lartë shtetëror.

Për pasojë, Meta ka qenë kundërshtari më i madh i kësaj reforme, bashkë me Berishën, Bashën dhe taborin e tyre.

Dhe, na duhet ta theksojmë se, të tre këta, për faktin qe nuk e kalojnë dot akuzën për korrupsion që do t’iu vijë si korolar i Reformës në Drejtësi, i bënë të gjitha përpjekjet për ta ndaluar atë reformë deri dhe me destabilizim të Shqipërisë.

Por tani kanë dështuar. Kurse, akti i fundit i dështimit të tyre, ishte pikerisht zhdekretimi i zgjidhjeve të 30 qershorit.

Kur Meta zhdekretoi datën 30 qershor të këtij viti si datë për zgjedhjen e pushtetit vendor, në një kohë kur vetë ai e kishte dekretuar në limitin kushtetues të saj, mendoi se do t’i “vinte dërmën” Shqipërisë me revolucionin Berisha.

Por ndodhi e kundërta: Meta fundosi përfundimisht vetveten, dhe tani gjendet nën akuzë penale.

Por, është pikërisht kjo ecuri faktike, e cila e bën tani domosdoshmëri shkarkimin e Ilir Metës si president, dhe ngritjen e akuzës penale kundër tij përpara Gjykatës Kushtetuese.

E gjithë kjo që shprehëm, hapur na çon në konkluzionin se shkarkimi i Ilir Metës, me proces gjyqësor të nivelit të lartë, është preludi i aplikimit të reformës antikorrupsion në Shqipëri.