Avokati Spartak Ngjela u shpreh dje i bindur se serverat e Kryeministrisë në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 nuk janë fshirë. Në një intervistë për mediat, Ngjela theksoi se disa ekspertë i kanë thënë se ka disa pamje, ku ish-kryeministri Sali Berisha, zbret shkallët e godinës me automatik.
Madje Ngjela shtoi se Rama ia ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe se ishte në dijeni për urdhrat që ka dhënë Berisha atë ditë.“Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe mua më thanë që janë të gjitha. Madje, thanë që e kemi Saliun duke zbritur shkallët me automatik.
Këtë ma tha edhe Rama, e ka konfirmuar Rama. Por Rama pse nuk e denoncoi? Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë”, deklaroi ai. Ndërkohë avokat Ngjela akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e mbron kreun e “Foltores” Sali Berisha, që të qëndrojë në pushtet.“Por Rama pse nuk e denoncoi? Personalisht mua, pasi i thashë unë, më tha po, e dinte edhe ai, që atëherë. Do e shikojmë.
Fakti që doli kjo pjesë, janë ato që iu thashë unë. Të shohim, a do i nxjerrin të tëra. Unë po them çfarë më kanë thënë ekspertët që pyeta rastësisht dhe se çfarë më tha Rama. Rama e ka ditur çfarë ka ndodhur atje, sesi e ka dhënë urdhrin Saliun. Mbron Saliun, sepse pa të ai nuk del dot. Bie, rrëzohet për 3 muaj nëse ikën Berisha”, nënvizoi Ngjela.