Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar protestën e opozitës në 16 shkurt. Sipas tij, kjo opozitë nuk mund ta rrëzojë dot qeverinë.
Ngjela tregon se pas kësaj fshihet bllokimi i Reformës në Drejtësi.
“Protesta e opozitës në 16 shkurt nuk do ta rrëzojë dot qeverinë. Ajo e studentëve mundej, por e prishi opozita. Nuk e kuptonte Saliu që po të fuste ai hundët protesta do prishej? E kuptonte shumë mirë. Kjo protestë nuk do të jetë e dhunshme, sepse nuk e duan ndërkombëtarët, që të jetë e mirë duhet të jetë masive, dhe të qëndrojë me ditë.
Çfarë do bëjnë ata, do prishin kryeministrinë? Çështja është çfarë kërkojnë? Këta nuk fitojnë dot, pasi nuk kanë program, nuk marrin dot vota. Gjëja që duan të bëjnë është të bllokojnë Reformën në Drejtësi dhe mënyra e vetme është që ta bllokojnë për të shpëtuar” tha Spartak Ngjela në News24.