osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Berisha i korruptuar, ka thirrur protestë për hallin e tij, PD zyrtare është e Alibeajt dhe KQZ nuk mund ta regjistrojë ‘Foltoren’ në zgjedhje, më ‘21 janar’ Garda shkoi me synimin për të vrarë protestuesit

Spartak Ngjela: Berisha i korruptuar, ka thirrur protestë për hallin e tij, PD zyrtare është e Alibeajt dhe KQZ nuk mund ta regjistrojë ‘Foltoren’ në zgjedhje, më ‘21 janar’ Garda shkoi me synimin për të vrarë protestuesit

Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta më 11 shkurt mund të jetë një dështim. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai deklaroi se Berisha nuk ka mbështetje. Sipas tij, kanë ngritur një çështje që nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe faktike. Sa i përket skandalit “McGonigal” nëse rrezikohen pozitat e kryeministrit Edi Rama, ai tha se jo.

Madje ai theksoi se nuk ka asnjë provë që implikon shefi i qeverisë në këtë çështje, ndërsa i quajti akuzat e opozitës si novelë e dobët. Lidhur me bashkëpunimin Meta- Berisha, nëse do të ketë sukses, avokati deklaroi se ata nuk kanë vota dhe se me të gjitha këto që kanë ndodhur shqiptarët kanë një urrejtje ndaj tyre.

Po ashtu, avokati Spartak Ngjela theksoi se Partia Demokratike ligjore është ajo e Alibeajt dhe jo e Sali Berishës. Sipas tij, fraksioni Berishës nuk ka marrë njohje gjyqësore dhe për pasojë, PD-ja zyrtare është ajo e vjetra. Ai theksoi se KQZ-ja nuk mund ta regjistrojë në zgjedhje fraksionin Berisha pasi kryen vepër penale dhe drejtuesi i saj rrezikon të shkojë në burg. Ndërkohë avokati thekson se shkurti është muaji ku SPAK pritet të godasë persona, që kanë nivele të larta në politikën shqiptare.

-Avokat Ngjela, si i shikoni thirrjet e Berishës dhe Metës për protesta? A rrezikon të rrezohet kryeministri Edi Rama…

Saliu nuk ka mbështetje, nuk e di pse do bëjë protesta. Kanë ngritur një çështje që nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe faktike. Një çështje penale për një të arrestuar të nivelit të lartë të FBI-së në Amerikë. Çfarë pune ka Shqipëria me të, cila është lidhja e Shqipërisë me të? Nëse ka shqiptar që kanë pasur marrëdhënie korruptive ose të tjera lloj shkelje ligjore ata ekstradohen në Amerikë.

Krimi hetohet atje ku ka ndodhur, nuk dimë ne të kemi ndonjë kërkesë për ekstradim për ndonjë shqiptar, madje nuk ka filluar asnjë proces penal në Amerikë për ndonjë shqiptar për këtë çështje, kështu që çfarë revolte do bëjë Saliu, do jetë dështim. Politika e ka bërë gjithmonë kudo. Krijon një artificë dhe mendon të bëjë protestë. Protesta nuk do të sjellë asgjë. Me kë do ta bëjë revolucionin. Nuk rrëzohen pushtetet me revolucion por me vota. Foltorja kur filloi pasi Saliu doli non grata. Logjika e dobët mbrojtjeje. Non grata për korrupsion. Ti e ngacmon më tepër po të nxori provat. Ky kërkon të thotë se kam popullin me vete. Sa e ke numrin e popullit 40 mijë veta. 8 mijë veta si herën e fundit. Lëre ca ka thënë Berisha, kam qenë atje tek protesta e fundit. Berisha nuk ka përkrahës. Ata janë çarë në dysh, ata janë non grata.

-Po bashkëpunimi Meta Berisha, a do ketë sukses?

Ata të dy nuk kanë vota, lodhen kot. Me të gjitha këto që kanë ndodhur shqiptarët kanë një bezdi dhe urrejtje ndaj tyre, nuk voton njeri një pakicë e vogël që s’ kanë lidhje fare me fitimin e zgjedhjeve.

-Në PD zien debati për vulën dhe logon. Kush ka të drejtë Berisha apo grupi i Bashës?

Partia ligjore është PD e vjetër, atje, kjo tjetra nuk ka marrë njohje gjyqësore. Partia ligjore është vetën kjo që ka Alibeaj. KQZ nuk të njeh. Ajo e Zhukrit është nul. Nuk e pranon KQZ atë regjistrimin e partisë,që nuk është person juridik, ikën KQZ në burg. Bën vepër penale KQZ. Ku e kupton ligjin Saliu. Nuk ka kapacitet. Nuk e pranon dhe as se kupton ligjin. Shumicën e KQZ e ka PS”, tha ai.

-Keni një koment për skandalin “ McGonigal” dhe a rrezikohen pozitat e Ramës?

Po çfarë ka dal për Ramën? Këta thonë e takoj, tani ai do vij në Shqipëri do e takoj nuk ka ndonjë gjë këtu. Trump edhe ai i FBI akuzohen për lidhje me Rusinë, domethënë të gjithë ata që ka takuar Trump si president janë në procesin e Trumpit? Këta nuk janë profesionistë por novelistë. Janë stisje. Çështja është në Amerikë. Deri tani nuk ka thënë ndonjë gjë për Ramën por për shefin e lartë të FBI.

Pyetja është: Një shef i lartë i FBI do të pyesë Ramën për takimet? Nuk janë takime nëpër bodrume por të një përfaqësuesi të lartë të FBI. Mbase ka ardhur për problemet e Shqipërisë. Fakti që ka dalë me penale në Amerikë, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Të tjerat janë fantazi. Janë politikë e nivelit të ulët. Nuk bëhen në asnjë vend të botës. Nuk e kupton dot opozita se ku fillon pushteti gjyqësor, mbaron gjuha jote. Atje është arrestuar dhe mbahet me arrest shtëpie një shef i FBI që ka ardhur në Tiranë. Deri tani nuk ka asgjë. Ka thënë gjë Amerika? Duhet të flasë pushteti gjyqësor amerikan dhe jo ne. Nuk e di se kë duan të bindin por janë njerëz pa vlerë. Nuk mund të bashkëpunohet me ta.

-A ka ardhur koha që SPAK të shtojë sulmet ndaj të korruptuarve?

Tani do shohim nëse do veprojë SPAK. Ky është muaji që do presim. Presim këtë muaj. Nuk gënjen superfuqia e SHBA. Ata e morën përsipër dhe e bënë bazën juridike, krijuan SPAK, dhe tani pritet lufta ndaj korrupsionit. Do ta merrte SPAK këtë çështje, sepse ata janë çështje penale që janë shuar me pushte gjyqësor të trembur ose të korruptuar, 21 janari janë dënuar për vrasje nga pakujdesia. Po t’ia thuash një juristi që është në vit të katërt do qesh. Pse ka vajtur Garda te protesta? Garda ka vajtur në protestë për të vrarë.