osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Spartak Ngjela bën reagimin e papritur: Të jetë ky, kryeministri i parë në Shqipëri pas Fan Nolit, që nuk do ta shesë interesin kombëtar?

Spartak Ngjela bën reagimin e papritur: Të jetë ky, kryeministri i parë në Shqipëri pas Fan Nolit, që nuk do ta shesë interesin kombëtar?

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se koha e kërkon që qeveria e Shqipërisë duhet të jetë shtylla kryesore e mbrojtjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Ngjela shkruan se do të shihet në vazhdim, nëse qeveria Rama do të jetë mbrojtje e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo gjetkë në Ballkanin Perëndimor.

“Rama këto ditë po kthen drejt interesit kombëtar në Ballkanin Perëndimor. Të jetë ky rast apo raport?
A thua të ketë vendosur ky që të jetë kryeministri i parë në Shqipëri, pas Fan Nolit, që nuk do ta shesë interesin kombëtar?

Duhet parë, se Kanti na ka thënë, që, një fakt të mos jetë rast e të kthehet në raport, fakti duhet të përsëritet identikisht më shumë se një herë.

Në funksion të kësaj: Ta shohim, do ta progredojë Rama çështjen e tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë? Do t’i qëndrojë me personalitet qeveria Rama mbrojtjes së të drejrave të shqiptareve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo gjetkë në Ballkanin Perëndimor?

Kjo duhet parë, dhe sidomos duhen kqyrur me vëmendje çështjet ligjore që duhen miratuar si marrëveshje dypalëshe, Shqipëri-Kosovë, në lidhje me tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Duhet parë me vëmendje reforma e arsimit për ngritjen progresive të nivelit intelektual në Shqipëri dhe Kosovë. Pastaj, cili do të jetë ligji për Portin e Durrësit, si koncesion gratis, dhënë tregut të Kosovës?

Por, a do të kemi një institut ekonomik për të strukturuar realisht kooperimin ekonomik, bujqësor dhe industrial, midis Kosovës dhe Shqipërisë?
Madje, me rëndësi është edhe marrëveshja për sigurinë dhe mbrojtjen midis dy ushtrive, sepse Shqipëria është anëtare e NATOS, dhe kështu siguron paprekshmërinë e Kosovës, nga çdo aventurizëm të Serbisë.

Koha e kërkon që qeveria e Shqipërisë duhet të jetë shtylla kryesore e mbrojtjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Në funksion të kësaj:

A do të ketë forcën patriotike dhe gjykimin e një kryeministri Perëndimor Rama, për t’i hyrë rrugës së rivlerësimit historik të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?”, shkruan Spartak Ngjela.