osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Braho zbardh prapaskenat: A do të përsëritet rasti i 1998 me Sali Berishën?

Spartak Braho zbardh prapaskenat: A do të përsëritet rasti i 1998 me Sali Berishën?

Ish-deputeti i njohur i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme dërguar në Kuvend për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së Sali Berishës. Në një reagim për gazetën “SOT”, Braho thotë se e drejta vonon, por nuk harron.

Këtë shprehje ai e sjell duke rikujtuar historinë nga e kaluara juridike e Sali Berishës. Pikëpyetjet janë nëse mund të përsëritet ky skenar. Këtë herë sipas Brahos nuk mund të ndodhë pasi SPAK i drejtuar nga amerikanët ka vendosur ligjin dhe interesat e shtetit mbi të gjitha.

“Recidivisti i krimit shtetëror nuk mësua asnjëherë se e drejta vonon për të larë mëkatet, por nuk harron t’i vuajë ato. SPAK vuri ligjin dhe interesat e shtetit mbi të gjitha më në fund”, tha Braho. Ai kujton 18 shtatorin e vitit 1998.

Prokuroria e drejtuar asokohe nga Arben Rakipi i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, dhe më pas ndjekjen penale si përgjegjës për 14 shtatorin, ditë kur u sulmuan institucionet. Kuvendi i Shqipërisë, me votë unanime, miratoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për heqjen e imunitetit Sali Berishës, për hetimin dhe arrestimin e tij, si organizatori i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.

Por, Sali Berisha nuk u arrestuar kurrë për këtë ngjarje, ndonëse prokuroria, krahas kërkesës për heqjen e imunitetit, kishte dëshmi, urdhra, pamje filmike dhe fakte të tjera që provonin rolin e Berishës si organizator i pushtimit të institucioneve shtetërore me grupe të armatosura.

Sipas Brahos, nuk u interesonte udhëheqjes socialiste të asaj kohe që ta arrestonte Berishën dhe të ndëshkonte kriminelët. Ai tha se pushteti është i ëmbël dhe ka favore. Sipas Brahos, janë po të njëjtat personazhe në politikën shqiptare që riciklojnë të njëjtat situata të vështira social-ekonomike.

Kujtesë nga e kaluara juridike e Berishës

“Isha zgjedhur Kryetar i Komisionit Parlamentar i Rregullores dhe Imunitetit të Mandateve. Një komision jo me shumë peshë, pa ndonjë angazhim të veçantë, por që në ato ditë të dhjetorit 1997, u bë epiqendër, pasi ky Komision do të shqyrtonte kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi për t’i hequr imunitetit deputetit Sali Berisha. Komisioni përbëhej nga unë si Kryetar, Nard Noka nën kryetar, Nikoll Lesi, Afrim Cenga, Ligoraq Karamelo dhe Fatmir Xhindi. Ndonëse Berisha u thirr disa herë për t’u njohur me materialin e Prokurorisë, ai nuk u paraqit.

E njoftova përsëri nëpërmjet Drejtorisë së Policisë se duhej të paraqitej, ndryshe do të merrej forcërisht. U paraqit në zyrat e Kuvendit, ku mblidhej dhe Komisioni, por ndjehej fodullëku aq sa sytë i nxirrnin xixa. E ftova të ulej në karrige por nuk pranoi, i bëra të ditur qëllimin e thirrjes dhe njëkohësisht me shpejtësi i lexova dhe materialin së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme.

E pyesa nqs kishte diçka për të thënë, por më tha “Jo! Këto janë të gjitha shpifje, kurrkush s’mund t’ia heqë imunitetin Sali Berishës!” Dhe duke turfulluar, u ngrit për të dal në drejtim të derës.”Dëgjo Sali Berisha” i thash ”këto që ju i quani shpifje, do t’i hetojë Prokuroria dhe do t’i hetojë Gjykata. Në këto raste, juve duhet të dorëzoni imunitetin! Ky është dhe vendimi i Komisionit!. Një pjesë e Komisionit, ishte larguar përpara se të shpallej vendimi.

Vetëm deputeti Nikoll Lesi, Afrim Çenga dhe Fatmir Xhindi kishin qëndruar. Të nesërmen, seanca plenare votoi heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, por për 4 vjet ai nuk u paraqit asnjëherë vullnetarisht në Prokurori…”, kujton Sparatak Braho.