osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Braho tregon rrugën si SPAK mund të shkojë tek arrestimet “VIP”, emergjencë krijimi i një trupe të posaçme policore në ndihë të Prokurorisë Speciale, ja çfarë e pret Shkëlzen Berishën dhe pse duhet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Shqipëri

Spartak Braho tregon rrugën si SPAK mund të shkojë tek arrestimet “VIP”, emergjencë krijimi i një trupe të posaçme policore në ndihë të Prokurorisë Speciale, ja çfarë e pret Shkëlzen Berishën dhe pse duhet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Shqipëri

Ashtu si Shqipëria, shumica e vendeve evropiane e ka pezulluar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por me shpërthimin e luftës në Ukrainë, shtimin e sulmeve terroriste, atentateve të armatosura dhe fatkeqësive natyrore, nuk janë të paktë ekspertët që bëjnë thirrje për rikthimin e tij.

Edhe ish-deputeti socialist dhe ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, kërkon që në kuadrin e forcimit të sigurisë kombëtare rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Në një reagim për gazetën “SOT”, Braho e mbështet argumentin e tij në rrezikun që i kanoset vendit tonë, pasi Shqipëria gjendet në një gadishull, që ka qenë shpesh burim luftërash të përgjakshme.

Gjithashtu, ish-deputeti merr si shembull përvojën e Izraelit, Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë ndër vendet me shërbimet më te rrepta ushtarake, por që kanë rezultuar të suksesshme. Sipas Brahos, ky vendim do të jetë një rast shumë i mirë që të rinjtë shqiptarë të stërviten e të aftësohen për disa muaj duke rritur kontingjentin ushtarak të ushtrisë nga 1500 ushtarë në 30 mijë.

Forcimi i sigurisë kombëtare

Më tej në reagimin e tij Braho kërkon që të krijohet një forcë efikase ushtarake, sipas modelit të xhandarmërisë. Një xhandarmëri është një forcë ushtarake me detyra të zbatimit të ligjit në mesin e popullatës civile. Në Francë dhe në disa vende frankofone, xhandarmëria është një degë e forcave të armatosura që është përgjegjëse për sigurinë e brendshme në pjesë të territorit (kryesisht në zonat rurale dhe qytete të vogla në rastin e Francës), me detyra shtesë si polici ushtarake për forcat e Armatosura.

Po ashtu, Braho gjithashtu është i mendimit për krijimin dhe vendosjen pranë organeve të Prokurorisë dhe SPAK të një trupe të posaçme policore në ndihmë të tyre për një sërë detyrash që lidhen me anën funksionale të tyre, ekzekutimin e urdhrave që dalin në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. “SPAK duhet të vihet në lëvizje dhe godasë majtas dhe djathtas.

Në ndihmë të prokurorëve specialë përveç amerikanëve, duhet të vendoset edhe një trupë policore që ekzekutojë urdhër arreste e lëshuara nga SPAK për të korruptuarit dhe inkriminuarit që kanë 30 vjet që i pijen gjakun këtij populli”, deklaroi Braho.

Ironia ndaj Shkëlzen Berishës

Teksa ka folur për shërbimin ushtarak, Spartak Braho nuk ka mundur dot të shmangë emrin e Shkëlzen Berishës dhe lidhjet e tij me Gërdecin. Me ironi, ish-deputeti socialist shprehet nëse qeveria shqiptare merr vendimin për ta rikthyer shërbimin ushtarak, “Shkëlzen Berishën duhet ta çojmë ta kryejë shërbimin në Gërdec”.

Ai e kujton Shkëlzen Berishën, pasi ky i fundit i shpëtoi drejtësisë, pasi veprimtarinë e tij në Gërdec e kishte ushtruar duke përdorur si vegla qorre ministra të kabinetit qeveritar, të cilët firmosnin shkresa dhe hartonin udhëzime me urdhra. Ndërkaq, gjeneralët, drejtorët, prokurorët dhe gjykatësit u kërcënuan të mbyllnin gojën dhe ashtu bënë. Një skandal më vete përbën kërcënimi me jetë i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, nga Shkëlzen Berisha, për të mbyllur gojën.

Dhe për këtë arsye, Hoxha është një ndër figurat më të larta që u dënua me pesë vjet burg për Gërdecin, edhe pse nuk kishte kurrfarë lidhje me fabrikën e vdekjes. Hoxha u dënua në vend të Shkëlzen Berishës, Sali Berishës dhe dy ministrave që kanë firmosur shkresat për të ngritur fabrikën e vdekjes. Por, kjo është vetëm një reflektim i krimit më të madh njerëzor të familjes Berisha, e cila jetët e 26 qytetarëve i thjeshtoi me një togfjalësh “aksident teknologjik”. /RIGELS SELIMAN