Deputeti socialist Spartak Braho detyrohet t’i rikthehet një polemike me Agron Tufën, drejtorit aktual të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Arsyeja është fare e thjeshtë:
Një agresivitet i paparë i Tufës kundër deputetit Braho, pasi ai kundërshtoi një rezolutë të propozuar nga Instituti i drejtuar prej Tufës, ku njolloset dhe dënohet lufta antifashiste nacionalçlirimtare dhe cilësohen si kriminelë dëshmorët dhe heronjë e kësaj lufte.
Sot ne po botojmë një listë ku 265 dëshmorë, heronj dhe udhëheqës të asaj lufte nga instituti i Tufës cilësohen si kriminelë.
Por çfarë mendon Deputeti Spartak Braho lidhur me këto pretendime?
– Zoti Braho, polemika që ju po zhvilloni prej disa ditësh me Agron Tufën, drejtorin e Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka dominuar në shtypin shqiptar. Mbase mund të shmangej një polemikë e tillë?
– Po, mund të shmangej nëse pinjollët e ish-kolaboracionistëve të Luftës së Dytë Botërore nuk do të gjallëroheshin kaq egërsisht kundër luftës sonë antifashiste, më e lavdishmja në historinë tonë, dhe kundër dëshmorëve dhe heronjve të asaj lufte. Kjo ishte dhe arsyeja që unë reagova në atë mënyrë që tashmë e dinë të gjithë dhe do t’i përmbahem atij qëndrimi deri në fund. Deri në shkarkimin e Tufës…
– Pse këmbëngulni aq shumë tek Tufa? Në fund të fundit ai është një individ, është një shkrimtar dhe ka mendimin e tij?
– E ke gabim. Agron Tufa është një fashist aktual në Tiranë. Unë nuk e njoh fare si person dhe nuk kam asnjë interes ta di se cili është. Unë thjesht e përfytyroj si një njeri të veshur me këmishë të zezë si ato të Musolinit që vërdalliset e vjell vrer nëpër Tiranë. Mirëpo, ky fashist, tashmë ka një status: është drejtor i një instituti që financohet nga qeveria. Prandaj dhe unë denjoj të përballem me të duke i bërë apel edhe kolegëve të mi që të mos i mbajnë iso këtij fashisti…
– Të jetë i vetëm Tufa në këtë nismë?
– Jo. Ai nuk është i vetëm si fashist. Ai është pjesë e bandës fashiste të Sali Berishës që u shfaq në horizont qysh në vitin 1990 dhe vazhdon t’i shkaktojë dëme të pallogaritshme këtij vendi dhe këtij kombi…
– Është një etiketim i rëndë ky. Në fund të fundit ai është një ish-i përndjekur politik i regjimit të kaluar…
– Agron Hajredin Tufa nuk ka qenë as i dënuar dhe as i persekutuar politik i regjimit të kaluar. Atë që ai paraqit si persekutim politik është e gjitha një farsë. Babai i tij thuhet se është dënuar disa vjet me burg për një krim ordiner. Kurrsesi për politikë. Prandaj dhe unë e kundërshtoj qëndrimin e tij dhe sidomos të institucionit të tij… Do të kërkoj të zbardhet certifikata e këtij personi dhe të dalë në sy të gjithë opinionit se kë përfaqëson dhe ç’është në të vërtetë Tufa.
– Pse?
– Sepse vetë instituti që ai përfaqëson është antiligjor, është një apendiks i panevojshëm për shoqërinë shqiptare aktualisht i krijuar nga Sali Berisha në vitin 2010. Dhe, për më tepër, ky institut, nuk ka asnjë tagër ligjor që të dërgojë rezoluta për t’u miratuar në Kuvend. Dhe unë e quaj një poshtërsi dhe një provokim tejet të rëndë që në këtë vit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut të paraqitet një rezolutë kundër luftës antifashiste. Sado i marrë dhe keqdashës të jetë Tufa,parlamenti ynë, kolegët e mi deputetë të majtë e të djathtë nuk duhet kurrsesi ta pranojnë dhe për më tepër ta miratojnë një rezolutë të tillë të marrëzishme.
– Zoti Braho, sot ne po botojmë një listë të gjatë me 265 emra të Institutittë Tufës që shpallen kriminelë të luftës. Më bën përshtypje fakti që aty nuk përfshihen kriminelë ballistë, por janë vetëm ata që njihen si udhëheqës dhe dëshmorë të asaj lufte. Si është e mundur?
– Fare thjeshtë. Unë sapo të thashë se Tufa është një fashist. Është një pinjoll ballistësh. Lista që ju do të botoni nuk ka nevojë për asnjë koment. Pse çuditeni që aty nuk ndonjë emër ballisti? Sepse sipas logjikës së Tufës heronjtë e vërtetë të asaj lufte ishin Isa Toska, Isa Manastirliu, Kadri Cakrani, Halil Alia, Hamit Matjani, Mit’hat Frashëri, Xhafer Deva, e sa e sa të tjerë të njohur botërisht për tre çerek shekulli si kriminelë dhe të flakur nga historia në koshin e plehrave. Botojeni listën dhe do të bindeni për këto që po them.
265 “kriminelët” e luftës Antifashiste sipas Tufës
Ja dhe një thagmë e Institutit që drejton Agron Tufa “Krimet e komunistëve gjatë Luftës 1941-1945”, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, është një monografi dokumentare e krimeve të luftës, nga vinin urdhrat e ekzekutimeve. Vetëm dukë e lexuar këtë listë, lexuesi do të bindet se deri ku shkon marrëzia e tyre. Thënë shkurt: Fshihet e gjithë historia e luftës antifashiste. Është një listë që nuk ka nevojë për asnjë koment.
Lista e personave përgjegjës për krimet e luftës
Asllan Gurra, komandant i batalionit të Oparit, Korçë
Abdyl Këllëzi, komisar i Brigadës XVI[1] (Dokumenti 90, 103, 105)
Adil Çarçani, zv.komisar i Brigadës VII (Dokumenti 54, 67, 86)
Adil Prishta, zv.komandant batalioni, Brigada VII
Adnan Qatipi, zv.komandant batalioni, Brigada III
Ali Vinçani, komandant i Batalionit “Kelmendi-Gërmenj”, Korçë
Agush Gjergjevica, anëtar i shtabit të qarkut Korçë
Amdi Babani, komandant batalioni, Brigada XV (Dokumenti 107)
Andon Xoxa, komisar, kompania II, batalioni II, Brigada I (u vra gjatë grabitjes së Pogradecit nga Brigada I dhe IV) (Dokumenti 50)
Anton Bulaqi, zv.komandant i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
Ardi Rakipi, zv.komandant batalioni, Brigada V
Asaf Dragoti, komandant i Brigadës VIII
Asaf Tahiraj, Komandanti i Brigadës VIII (Dokumenti 71, 120, 129, 130)
Astrit Nishani, zv.komandant batalioni, Brigada VI
Baba Fejzo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative[2]
Bahri Zaimi, komandant artilerie i Brigadës VII
Bajt Asllani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
Balil Peçi, zv.komandant batalioni, Brigada VI
Baki Starja, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
Bako Dervishi, komandant batalioni, Brigada V
Bajram Vula, zv.komandant batalioni, Brigada III
Barjam Sinojmeri, zv.komisar i Brigadës VIII (Dokumenti 72, 89)
Bedri Spahiu, komisar i Zonës I Operative, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
Bejto Bultica, komandant batalioni, qarku Berat[3]
Beqir Balluku, komandant i Brigadës II (Dokumenti 66, 80, 94, 95)
Bido Sejko, zv.komandant batalioni, Brigada VI
Bilbil Klosi, anëtar i sektorit politik, Brigada V (Dokumenti 69)
Burhan Beqari, komandant batalioni II, Brigada XII
Cute Selenica, komandant çete, qarku Korçë
Çelo Arrëza, komandant batalioni, Brigada V[4]
Dali Ndreu, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i Divizionit I (Dokumenti 40)
Dane Mehmeti, komandant batalioni, Brigada V
Dul Rrjolli, komisar i rrethit Lezhë[5]
Dushan Mugosha, themelues i PKSH-së, zv.komisar i Brigadës I
Ethem Haxhiu, zv.komandant i batalionit “Reshit Çollaku”
Enver Hoxha: anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Shtabit të Përgjithshëm; komandant i UNÇ-së (pas majit 1944); anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 3, 4, 9, 10, 11, 12, 14, 15, 16, 17, 21, 22, 23, 24, 28, 29, 31, 33, 34, 35, 37, 38, 43, 44, 45, 53, 58, 60, 124, 125, 126, 127, 131, 132).
Enver Liçaj, komisar i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
Ernest Jakova, zv.komandant batalioni, Brigada III
Esat Dishnica, (Dokumenti 35)
Esat Ndreu, komandant i grupit territorial të Dibrës
Estref Sihati, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
Fadil Çeçi, zv.komandant i Brigadës V
Faik Cakuni, komandant i batalionit “Fuat Babani”, Korçë (Dokumenti 52, 53)
Faslli Jaho, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
Fatmir Gjata, zv.komisari i batalionit “Çlirimi”, Korçë
Fejzo Bino, komisar, kompania III, batalioni I, Brigada I
Fejzo Ismaili, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
Ferik Hado, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
Ferit Radovicka, komisar, kompania I, batalioni II, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të spastrimit në Koplik, 1945[7] (Dokumenti 137)
Fetah Selcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
Feti Bubësi, komandant batalioni IV, Brigada VI
Feti Smokthina, komandant i kompanisë II, Batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
Fiqrete Shehu, (Dokumenti 57, 70)
Flamur Nishani, anëtar i sektorit politik për çështjet e rinisë në Brigadës VIII (Dokumenti 77)
Foto Stamo, komisar çete (me Xhezar Serishtin dhe Zalo Zvarishtin), qarku Korçë
Gafur Çuçi, anëtar i sektorit politik të Brigadës VIII, komisar i Divizionit V (Dokumenti 73)
Gani Nivica, komandant batalioni, Brigada VIII
Gogo Nushi, anëtar i KQ të PKSH-së (Dokumenti 5, 22, 23, 27, 28, 29, 34, 92)
Gaqo Peristeri, komisar batalioni, qarku Korçë
Gaqo Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
Gjergj Kokoshi, anëtar i kryesisë së KANÇ
Gjin Marku, anëtar i KQ të PKSH-së, komandant i Brigadës VII (Dokumenti 116)[8]
Gjon Banushi, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 110)
Gjon Gjonaj, zv.komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 103)
Gjon Marashi, komandant i çetës së Dukagjinit[9]
Hajdar Dushi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
Haki Bejko, komisar, kompania III, batalioni II, Brigada I (Dokumenti 50)[10]
Haki Toska, (Dokumenti 83)
Halim Xhelo, komandant batalioni, Brigada V
Hamdi Lemo, komandant batalioni, Brigada III
Hamit Keçi, zv.komandant i Brigadës III
Hariz Velo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
Hasan Moglica, komandant çete, qarku Korçë[11]
Hasan Mëhilli, komisar i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
Hasan Pulo, zv.komandant i Zonës I Operative; anëtar i kryesisë së KANÇ
Hasan Selenica, zv.komisar i batalionit “Hakmarrje”, Korçë
Haxhi Lleshi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 11, 41)
Haxhi Seseri, komandant i batalionit territorial të Dajtit
Hito Çako, zv.komandant i Brigadës V.
Hulusi Spahiu, komandant i Brigadës III (Dokumenti 97)
Hysen Blloshmi, komandant i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
Hysen Çino, komandant batalioni, Brigada V
Hysen Zenelaj, zv.komandant, kompania II, batalioni II, Brigada I
Hysni Kapo, zv.komisar i Zonës I Operative; komisar i Brigadës V; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i Shtabit të Divizionit I (Dokumenti 92, 114, 123)
Hysni Manushi, komandant batalioni, Brigada III
Hysni Selcka, komandant batalioni, qarku Korçë
Ibrahim Stafa, zv.komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
Idris Seiti, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I, zv.komandant batalioni, Brigada I
Idriz Tahiri, komisar i qarkut Shkodër[12]
Irakli Bozo, komandant batalioni, Brigada II
Irfan Peshtani, oficer i seksionit operativ të Brigadës VII
Islam Radovicka, komandant i Zonës I Operative, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 90, 124)
Istref Sehati, zv.komandant batalioni, Brigada V
Izet Kallarati, në dispozicion të shtabit të Zonës I Operative
Jaho Gjoliku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, zv.komandant i Brigadës VI (Dokumenti 83)
Jorgji Zëra, komandant batalioni, Brigada II
Josif Prifti, komisar i batalionit “Hakmarrje”, Korçë
Kadri Hazbiu, komandant i Batalionit I, Brigada V (Dokumenti 88)[13]
Kadri Hoxha, komandant i batalionit të Çermenikës; komandant i grupit të qarkut të Elbasanit; anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Brigadës VII
Kadri Musaj, komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
Kahreman Ylli, komisar i Brigadës IV (Dokumenti 110)[14]
Kapo Lena, komandant i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
Kiço Ngjela, (Dokumenti 95)
Koçi Xoxe, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 6)
Koço Prifti, (Dokumenti 114, 123)
Koço Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
Komandanti i Çetës së Shën Gjergjit (i paidentifikuar, Dokumenti 19)
Kristo Themelko, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Çetës së Pezës (Dokumenti 5, 27, 37, 38)
Kudret Fratari, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
Lako Polena, komisar i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[15]
Laver Sulçe, zv.komandant batalioni, Brigada I
Lefter Kolonja, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
Liri Gega, anëtare e KQ të PKSH-së (Dokumenti 14, 63, 64, 65, 68, 91)
Luan Qafëzezi, zv.komandant batalioni, Brigada VII
Lutfi Leka, komandant i batalionit të Bëzhetës (Dokumenti 8)
Llambi Gostivishti, zv.komisar i batalionit “Reshit Çollaku”
Maman Saliu, komisar i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 48)
Manol Konomi, anëtar i kryesisë së KANÇ
Manush Myftiu, zv.komisar i Brigadës V (Dokumenti 68, 88)
Maqo Çomo, komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)[16]
Mark Uli, komisar i çetës së Dukagjinit[17]
Marko Billa, komandant i R.P.V Palasë (Dokumenti 78)
Maze Jaupi, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
Medar Shtylla, anëtar i KANÇ
Medat Poloska, zv.komisar i batalionit të Oparit, Korçë
Mehmet Jaho (Luftar Bolena pseud.)[18]: zv.komandant i Brigadës XII
Meshit Çela, zv.komisar, batalioni II, Brigada I
Mehmet Shehu, kandidat I KQ të PKSH-së; komandant i Bigadës I, z/ komandant i Divizionit I, komandant i operacioneve në Shkodër, pas lufte (Dokumenti 16, 30, 31, 33, 126, 127, 128, 135, 139, 141, 142, 146).
Mestan Ujaniku, komandant i Shtabit të qarkut të Beratit
Mevlan Dervishaj, komandant i Brigadës XI[20]
Mihal Prifti, komisar i Divizionit II (Dokumenti 133, 134, 140)
Mihallaq Ziçishti, komandant i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 148)
Minella Koleka, komandant i komandës së Vendit, Himarë (Dokumenti 79, 81)
Misto Treska, komisar batalioni territorial (me Riza Kodhelin), Korçë; komisar i Brigadës XX (Dokumenti 44)
Muhamet Prodani, komandant i kompanisë III, batalioni I, Brigada I; komandant i Brigadës I
Muharrem Kokomani, zv.komandant batalioni, Grupi i Pezës
Muharrem Butka, komandant i Komandës së qarkut të Korçës (Dokumenti 101)
Musa Daci, zv.komandant batalioni, Brigada VI
Mustafa Matohiti, komisar i Brigadës VI (Dokumenti 41)
Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së
Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), komandant i Batalionit të Martaneshit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 19)
Myslim Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i partizanëve të Pezës[21]
Myslim Shyri, komisar, Batalioni II, Brigada I
Myzafer Babani,[22] komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)
Myzafer Spaho, komisar i Brigadës III (Dokumenti 115)
Myzafer Trebeshina, komisar i Divizionit IV (Dokumenti 138, 143)
Nako Spirum, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 40)
Nasi Vithkuqi, komandant i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
Naum Kristo, zv.komandant batalioni, Brigada IV
Naxhije Dumi, kandidate e KQ të PKSH-së (Dokumenti 4)
Ndreko Rino, zv.komandant, kompania III, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigad I; komandant i operacionit në Dukagjin, pas lufte (Dokumenti 133, 141, 142, 146)
Neim Kuçi, komandant batalioni, Brigada VII
Neki Pirgu, komandant çete, qarku Korçë
Nesti Titani, komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
Neshat Hysi, zv.komandant i Brigadës VII
Nexhip Vinçani, komandant i grupit partizan të Korçës, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 50)
Ngjeli Argjiri, komandant, kompania II dhe zv.komandant, batalioni II, Brigada I; zv.komandant, Brigada VIII
Niazi Çepani, anëtar i Shtabit të qarkut të Beratit
Niko Çeta, komisar i batalionit Kelmendi-Gërmenji, Korçë
Nuredin Aliu, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
Nuri Huta, komandant i Kompanisë I, Batalioni I, Brigada II (Dokumenti 94-96)
Ollga Plumbi, anëtare e kryesisë së KANÇ
Omer Nishani, kryetar i KANÇ
Osman Sinani, komandant batalioni, brigada III
Pajtim Shyti, (Dokumenti 84)
Panajot Plaku, komisar i batalionit I, Brigada I (Dokumenti 44, 57)
Pandi Kristo, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i grupit partizan të Korçës (Dokumenti 3)
Pano Xhambolla, zv.komandant i Brigadës IV
Pertef Therepeli, komandant batalioni, Shtabi i Beratit
Petraq Lalaj, zv.komisar i grupit partizan të Korçës
Petraq Titani, komisar i batalionit të Oparit, Korçë
Petrit Dume, komandant i batalionit “Hakmarrje”, komandant batalioni, Brigada IV
Petrit Hakani, komandant i Batalionit të Dumresë (Dokumenti 7, 13, 117)
Petro Bullati, komandant i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[23]
Pilo Peristeri, themelues i PKSH-së; komisar i batalionit “Reshit Çollaku”; komisar i Komandës së qarkut të Korçës
Pilo Shanto, ndihmës i komandës së vendit Himarë[24]
Prenk Zhupa, komandant i rrethit Lezhë[25]
Puna, pseudonim i një personi të paidentifikuar (Dokumenti 25)[26]
Puçe Moçani, komandant çete, qarku Korçë[27]
Qazim Kondi, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, komisar i Brigadës VIII
Qemal Zybo, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I
Qiriako Harito, anëtar i kryesisë së KANÇ
Rahman Uruçi, komandant i batalionit territorial të Myzeqesë; komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 105)
Rako Gërmenji, zv.komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
Ramadan Çitaku, themelues i PKSH-së; anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 7, 9, 10, 12, 17, 18, 21, 65)
Ramiz Alia, komisar i Divizionit V[28]
Raqi Qirinxhi, intendent (financier) i grupit partizan të Korçës
Refat Bajrami, komandant i Brigadës XII
Rexhep Haka, komandant i batalionit vullnetar të Shkodrës
Rexhep Çami, (Dokumenti 90)
Rexhep Kolli, zv.komandant batalioni, Brigada III
Rexhep Plaku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
Rexhë Deliu, komandant i batalionit territorial, Ishëm-Krujë
Riza Kodheli, komandant batalioni territorial, Korçë
Riza Vehipi, komandant batalioni I, Brigada VI
Rrahman Parllaku, komandant i Divizionit V[29]
Sabri Sevrani, komandant i qarkut Shkodër[30]
Sadik Bekteshi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës; komandant i grupit territorial të Shkodrës
Sadik Bocaj, përgjegjës organizativ në sektorin politik të Brigadës I (Dokumenti 56, 90)
Sali Ormani, komandant batalioni, Brigada V
Saliko Sulo, zv.komandant batalioni, Brigada V
Sami Ahmeti, komandant batalioni, Brigada VIII
Sami Baholli, (Dokumenti 56)
Sami Bineri, komandant batalioni IV, Brigada XII
Sami Gjebero, anëtar i sektorit politik të Brigadës VII (Dokumenti 84)
Sefedin Arëza, komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
Sefedin Meçe, komandant balioni II, Brigada VI
Seit Pojani, komisar çete (me Hasan Moglicën), qarku Korçë
Sejfulla Malëshova, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 20)
Selami Vinçani, zv.komandant batalioni, Brigada IV[31]
Selman Brahim, zv.komandant batalioni, Brigada I
Sinan Mazi, zv.komandant batalioni, Brigada V
Siri Shapllo, anëtar i kryesisë së KANÇ
Skënder Ali, komandant batalioni, Brigada VIII
Skënder Çaçi, komisar çete (me Xume Protopapën), qarku Korçë
Sotir Mero, komandant batalioni, Brigada VIII
Spiro Koleka, anëtar i kryesisë së KANÇ
Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 31, 61, 62, 85, 111-13, 118-19, 122, 135)
Spiro Shalsi, komandant batalioni, Brigada IV
Spito Llazo, atashe ushtarak pranë grupit partizan të Korçës
Stefan Dh. Grabocka, (Dokumenti 51)
Suat Leskoviku, komandant i batalionit “Reshit Çollaku” (Dokumenti 50); (më vonë) në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm
Sulo Kodheli, zv.komandant batalioni, Brigada I
Sulo Rexhepi, zv.komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
Shaban Idrizi, komandant batalioni III, Brigada VI
Shaban Rexha, komandant batalioni, Grupi i Pezës
Shaban Zereci, komandant i batalionit “Çlirimi”, Korçë
Shahin Ruka, komisari i Brigadës XV (Dokumenti 100)
Shefit Fetih, komandant batalioni III, Brigada XII
Shefqet Brinja, intendent i batalionit I, Brigada I
Shefqet Melcka, zv.komandant batalioni, Brigada IV
Shefqet Peçi, komandant i brigadës V, komandant i Korparmatës I (1945)[32]
Shemsi Totozani, (Dokumenti 107)
Shuaip Panariti, komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
Shuqri Shabani, komandant batalioni I, Brigada XII
Tahir Kadareja, zv.komandant i Brigadës I dhe komandant i batalionit I të saj; komandant i Brigadës VI; komandant i divizionit II
Tefik Cangoj, komandant batalioni territorial, qarku Korçë (Dokumenti 72)
Teki Kolaneci, zv.komandant i Shtabit të qarkut të Korçës, komandant i Brigadës XV (Dokumenti 77, 100)
Todi Naço, komandant i artilerisë, Brigada I
Tomorr Spahiu, zv.komandant i kompanisë I, batalioni I, Brigada I
Tuk Jakova, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisari i Brigadës I (Dokumenti 30, 42, 44, 46, 50, 125)
Theodhor Masteni, zv.komandant batalioni, Brigada VIII
Vasil Konomi, Komisar i Brigadës II (Dokumenti 63, 78, 88)
Vasil Nathanaili, zv.komisar i Brigadës XII
Vasil Treska, zv.komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
Vaskë Koleci, zv.komisar i Brigadës XV (Dokumenti 76, 109)
Ymer Dishnica, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
Xume Protopapa, komandant çete, qarku Korçë
Xhafer Cenko, zv.komisari i batalionit “Kelmendi-Gërmenji”, Korçë
Xhako Merko, komandant batalioni, Brigada VIII
Xhamal Hosecka, komisar çete (me Cute Selenicën), qarku Korçë
Xheladin Beqiri, zv.komandant i batalionit I dhe komandant i kompanisë I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
Xhelal Staravecka, komandant, batalioni II, Brigada I
Xhelo Fazlli, komandant batalioni, Brigada I
Xhelo Mato, komisar i kompanisë I, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada IV
Xhevair Spatara:,komandant batalioni, Shtabi i Beratit
Xhevdet Petrela, komandant i Brigadës XXIV[33]
Xhezar Serishti, komandant çete, qarku Korçë
Bojdani, zv.komisar batalioni territorial, Korçë (me Riza Kodhelin)
Zalo Zvarishti, komandant çete, qarku Korçë
Zenel Hamiti, komisari i Brigadës XXIV[34]
Zeqiri Babani, komisar çete (me Puçe Moçanin dhe Neki Pirgun), qarku Korçë
Zija Kambo, komandant batalioni, Brigada IV
Zyko Kalivaçi, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
Zyliftar Veleshnja, zv.komandant i Shtabit të qarkut të Beratit