Spartak Braho ka komentuar në gazetën “SOT” seancën plenare të kësaj të hëne, ku “Rithemelimi”, vijoi me skenarin e kaosit për bllokimin e punës, ku nuk lejuan as fjalimin e Presidentit Bajram Begaj. Sipas Brahos, kjo është një ngjarje e rëndë dhe e pa precedentë në historinë Parlamentare në Shqipëri.
Sipas tij, ideatori kryesor i frymëzuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha që qëndroi në krye të kësaj tentative për grusht shteti, siç e quan Braho është Gazment Bardhi.
“Në seancën e fundit plenare të Kuvendit të Shqipërisë ishte parashikuar që Presidenti Republikës në zbatim të një funksioni kushtetues, ti drejtohej atij dhe popullit me një mesazh.
Ndodhi qe ai nuk mundi ta realizojë këtë funksion pasi u tërhoq e nuk u lejua me dhunë nga opozita dhe kreu i saj Gazmend Bardhi duke e penguar me forcë misionin e Presidentit dhe Vendimin e Kryesisë së Kuvendit që kishte miratuar në kalendarin e ditës të seancës, mesazhin presidencial qe nga sa u pa në transmetimin e tij ne media i ngjante më shumë një psalme fetare moralizuese në vend që ta dënonte ashpër prapakthimin e ushtrimit të kompetencave kushtetuese.
Pa dyshim kjo ishte një ngjarje e rëndë dhe e pa precedentë në historinë parlamentare në Shqipëri, por edhe me gjerë”, u shpreh Braho gjatë një reagimi për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman.
Çfarë thotë ligji?
Sipas ish-deputetit socialist, kjo ngjarje ishte një shkelje e rëndë e dispozitave kushtetuese nga opozita me në krye Bardhin. “Sipas parashikimeve të ligjit dhe dispozitave minimale të dy kompetencave të rëndësishme Kushtetuese të Presidentit ai 1.Përfaqëson Kreun e Shtetit dhe unitetin e popullit.
(Neni 86 i Kushtetutës) 2. Ushtron detyrën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura në Republikën e Shqiperisë dhe drejton Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, etj.(Neni 168 i Kushtetutës).
Ngjarja e mësipërme në kuptimin ligjor me plot gojën ishte një shkelje e rëndë e dispozitave kushtetuese nga opozita në përgjithësi dhe si organizator i këtij destruksionizmi të qëllimshëm, nga kreu i grupit parlamentar opozitar Gazment Bardhi. Përballë këtij destruktionizmi dhe presioni, Presidenti u “tërhoq” nga kryerja e paraqitjes së mesazhit të tij në Kuvend .
Presidenca “ra”
Për Spartak Brahon aksioni i fundit opozitar merr nuanca akoma të rënda pasi në mënyrë figurative dhe formale Presidenca “ra”. “Por ngjarja merr nuanca akoma më të rënda po të analizohet edhe fakti se ” Aksioni Opozitar” me qëllim zhvlerësoi e cenoi rëndë edhe funksionet e tjera te rëndësishme të Presidentit, ato te Kreut te Shtetit e Komandantit te përgjithshëm të forcave te armatosura dhe përfaqësuesi unitetit te popullit.
Në mënyrë figurative dhe formale Presidenca “ra” dhe u krye një lloj “Grusht shteti paqësor” me dhunë, pavarësisht se nuk pati veprime luftarake dhe pushtime të institucioneve shtetërore.
Kjo është analiza dhe leximi qe mund t’i behet ngjarjes të ndodhur në tempullin ku përfaqësuesit e popullit deputetet, Kuvendi, ushtrojnë misionet e tyre ligjvënëse e organizuese të strukturave shtetërore”, shkruan Braho.
Ndërhyrja e SPAK
Braho kërkon që në këtë situatë të ndërhyjë drejtësia e re pasi janë shkelur rëndë dispozitat Kushtetuese. “Çështja tani shtrohet a duhet te mbaje njeri përgjegjësi ligjore -penale për shkeljen e rëndë të dispozitave Kushtetuese? Pa dyshim këto veprime të “Aksionit Opozitar” me në krye Gazmend Bardhin hapur, të frymëzuar nën hije nga Sali Berisha, janë objekt i veprimit të ligjit.
Jo vetëm përfaqësuesit kryesorë politikë e shtetërorë të shtetit, por organet kryesore ligjzbatuese të drejtësisë, vetë SPAKU duhet te godasë autorët kryesorë si elementë shkatërrimtarë të shtetit dhe dhunues të Kushtetutës. Heshtja apo apatia në zbatimin e ligjit i bën organet e mësipërme po aq fajtorë sa autorët e kësaj tentative për sulm ndaj shtetit me pasoja të renda.
Po presim qe “miu të mos vazhdojë ta bëjë këtë, rrugën e tij”, por të kapet në çarkun e ligjit e të ngarkohet me pasojat që parashikohet në këto raste. Pandëshkueshmëria është misioni dhe parimi kryesor qe i duhet këtij vendi.