osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin

Teksa pritet autorizimi nga Kuvendi për mandat arrestin për shkak se ka injoruar vendimin e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur në SPAK, ish-kryeministrit Sali Berisha, ka shtuar sulmet dhe kërcënimet për revolta.

Berisha ka mobilizuar degët e Rithemelimit për mosbindje civile. Për ish-deputetin e njohur socialist, Spartak Braho, kjo lëvizje e tij është thjesht propagandë për të karikuar vetëm disa dhjetëra militantë që i shkojnë pas. Në një reagim për gazetën “SOT”, Braho është i bindur se asnjë nuk e mbështet Berishën dhe këtë e kanë treguar qartë dhe sondazhet e fundit. Sipas tij, kërcënimet se do të godasë shtetin janë thjesht manovra për të shtyrë ditët nga dhënia e llogarisë për akuzat që po hetohen nga SPAK dhe arrestimi i pritshëm i tij.

“Ku ka degë në rrethe ai mut? Unë vazhdimisht kam thënë se thirrjet për mosbindje civile janë fiasko propagandistike për të karikuar vetëm disa dhjetëra militantë që i vënë pas që s’kanë bythë të përplasen me strukturat e shtetit .Shiko sondazhet qe japin disa media për përkrahjen që kanë veprimet destruktive të Sali Berishës.

Mbi 78% e te anketuarve i nxjerrin që si përkrah opinioni gjerë. Tentativa për të kryer akte dhune e të mosbindjes civile do t’ia kërrusin më tepër kurrizin e shtrembëruar të këtij aventurieri politik si Haxhi Qamili nga opinioni gjere vendas e ai ndërkombëtar si dhe organet ligjzbatuese.

Saliu nuk është në gjendje tani të prishë as një kotec pulash, pale të godasë shtetin. Ai vetëm i jep zemër vetes pasi duket se kështu shtyn ditët nga dhënia e llogarisë për akuzat që po hetohen nga SPAK dhe arrestimi i pritshëm i tij, pasi prokurorët kanë gati mbi tryezë fletë-arrestin e tij”, u shpreh Spartak Braho.

SPAK fundos Berishën

Sipas Spartak Brahos, shkelja e urdhrit të gjykatës, mund të pasohet me një masë më të rëndë sigurie si arresti në shtëpi, ose burg për të cilën pritet të kërkohet autorizim nga parlamenti.

“Mosparaqitja para prokurorëve do t’i kushtojë shumë shtrenjtë. Në këtë rast, SPAK dhe GJKKO i kërkojnë parlamentit, krahas heqjes së imunitetit edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm të Berishës me policë, pasi nuk ka zbatuar masën e parë. Nëse parlamenti e miraton kërkesën, ekzekutimi i masës bëhet nga policia që e shoqëron Sali Berishën në banesë dhe vendos një trupë shërbimi për tu kujdesur për zbatimin e arrestit në shtëpi përsa kohë kjo masë vijon.

Pra ka dy rrugë. O do ta marrin për zverku dhe do ta flakin ose në qeli ose do ta flakin aty brenda në shtëpi. Kjo ka bërë që Sali Berisha të shpërthejë dhe të kërcënojë prokurorët e SPAK. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten. E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për t’i ikur drejtësisë sot duke kërkuar një 97’ të dytë pasi po e ndjen rrezikun e burgut”, u shpreh Spartak Braho për gazetën “SOT”.

Më tej, Braho këmbëngul se Berishës duhet t’i mbyllet goja. Sipas tij, ish-kryeministri gjithmonë ka fituar atë që ka dashur vetëm me presione. Ai përmend edhe ikjen nga jeta në mënyrë enigmatike të Gramoz Pashkos. “Është emergjencë kombëtare madje patriotike që ky njeri të mbyllë gojën. Por ai vetë nuk e mbyll gojën, gjatë tërë kësaj kohe do të provojë destruktivitet. Unë e njoh shumë nga afër atë.

I’a njoh biografinë që kur ka qenë 37 vjeç. Berisha është frikacak. I ka ecur presioni dhe me këtë presion erdhi në krye të PD-së që nuk e ktheu kurrë në parti por në turmë që e ka ndjekur pas. Berishën po e zë haku i Gramoz Pashkos që iku në mënyrë enigmatike,” tha Spartak Braho.