osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Braho: Ja pse kandidatët për kreun e KLSH duhet të futen në veting, propozimi i presidentit s’plotëson kushtet

Spartak Braho: Ja pse kandidatët për kreun e KLSH duhet të futen në veting, propozimi i presidentit s’plotëson kushtet

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho është shprehur dje se kandidatura e Arben Shehut për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk është e duhura për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Pak ditë më parë grupi parlamentar i PS, ka miratuar në mënyrë të papritur kandidaturën e presidentit Ilir Metës për të drejtuar KLSH-në. Kandidatura e zotit Shehu është miratuar me 15 vota pro dhe 2 kundër në Komisionin e Ekonomisë dhe sot pritet që ai të votohet në Parlament.

Por miratimi i emrit të tij hasi në kundërshtinë e deputetëve socialistë, Bashkim Fino, Erjon Braçe dhe Spartak Braho, të cilët njëzëri u shprehen se ai ishte një kandidat anonim dhe se nuk plotësonte një sërë kriteresh për të qenë pasardhësi i Bujar Leskajt në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë që dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputeti Braho zbuloi arsyet se përse propozimi i kreut të shtetit nuk plotëson kushte, ku sipas tij, kriteri profesional dhe moral, janë dy faktorë kyç që nuk e lejojnë zotin Shehu të katapultohet në krye të KLSH.

“E kam kundërshtuar kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit se mendoj se nuk plotëson kriteret profesionale dhe etiko-morale, për të cilat u vu ne dijeni edhe grupi parlamentar i PS. Pashë që argumentet që u dhanë kundër nuk ishin bindëse për ta pranuar si kandidaturë”, deklaroi ai. Më tej deputeti socialist, Spartak Braho theksoi se ka ardhur koha që kandidatët për kreun e KLSH duhet të futen në veting, pasi sipas tij, KLSH është një institucion i rëndësishëm.

“Me kohë kam propozuar që jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët të vetohen, por edhe niveli i lartë i drejtuesve të policisë, SHISH, Tatimeve, Doganave si dhe të gjithë drejtuesit e organeve kushtetuese ku përfshihet edhe KLSH-ja të vetohen. Kjo e fundit me patjetër, pasi unë e shoh atë si gjykatë të llogarive të shtetit, model që e kanë shumë vende”, u shpreh ai.

Ndërkohë, deputeti Braho deklaroi se është absurde që pranohet kandidatura e Sheut që sipas tij është anonime, ndërsa shtoi se ka plot personalitete të tjera për t’i propozuar në krye të KLSH. “Mendoj se ka një ujdi në ajër me të ngecur secila palë për ta hequr nga duart këtë ngërç që është krijuar për kreun e KLSH. Aq më tepër se të dy anët e njihni mirë se çfarë përfaqëson A. Shehu vetë, kur ndërkohë ka edhe personalitete të tjera shumë më të zotë që mund të kishin ardhur si propozime të pranueshme”, nënvizoi deputeti i PS, Spartak Braho për gazetën “SOT”.