Valencia ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme (22 shkurt) pas flakëve që përfshinë bllokun e apartamenteve ku jetonin 400 persona, duke shkaktuar 4 të vdekur dhe gjithashtu edhe 14 të tjerë të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë.
Edhe pse zjarrfikësit arritën menjëherë në vendngjarje, ata u shprehën se e patën të pamundur të bënin të mundur shpëtimin e njerëzve prej aty. Flakët e zjarrit u përhapën me shpejtësi në bllokun e apartamenteve edhe si pasojë e erës së fortë.
Mediat e huja shkruajnë se në apartamente kishte edhe një numër të lartë turistësh të cilët po qëndronin aty prej ditësh. Pas tragjedisë së ndodhur flamujt do të ulen në gjysmë shtizë dhe do të mbahen 3 ditë zie në nder të viktimave.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez udhëtoi sot në vendngjarje dhe tha në një fjalim para ndërtesës së rrënuar se po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të 14 viktimave të tjera.