osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spanja fiton Ligën e Kombeve, mundi në finale me penallti Kroacinë

Spanja fiton Ligën e Kombeve, mundi në finale me penallti Kroacinë

Spanja fitoi mbrëmë Ligën e Kombeve, pasi mundi në finale Kroacinë. Në fakt, ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 0-0, po me këtë rezultat u mbyllën edhe 30 minutat shtesë.

Ndaj, për të përcaktuar fituesin u luajtën penalltitë, ku spanjollët u treguan më të saktë. Emocionet e kësaj finaleje të madhe të luajtur në Roterdam të Holandës shkuan deri në penalltinë e fundit. Në fakt, pas pesëshes së parë të penalltive rezultati u barazua 4-4, por një gabim i Petkoviç dhe goli i Karvajal nga ana tjetër bënë diferencën, duke e çuar këtë trofe në gadishullin iberik. Pra Spanja fiton kështu Ligën e Kombeve në atë që u quajt “Final Four”.

Në vend të dytë kroatët, që marrin medalje të argjendtë. Ndërkohë, po dje, u luajt dueli për vend të tretë e të katërt të Nations League, ndeshje që u fitua nga Italia. Kombëtarja e kaltër mposhti 2-3 Holandën në një sfidë plot emocione. Federiko Dimarko dhe Davide Frattesi (goli i paë me Kombëtaren) i dhuruan skuadrës së Roberto Mancinit avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Vendasit reaguan në të dytën dhe shkurtuan rezultatin me anë të Steven Bergëijn (68’), por Federiko Kieza riktheu Italinë në avantazh të dyfishtë katër minuta më vonë. Vout Veghorst gjeti golin (82’), por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt. Tulipanët nuk u dorëzuan dhe shkurtuan rezultatin një minutë përpara fundit. Falë një goli të bukur të Georgino Vijnaldum.

Nëntë minuta shtesë u akorduan, por kampionët në fuqi të Europës i menaxhuan mirë dhe në fund festuan suksesin 2-3. Numri një i 4 herë kampionëve të botës, Roberto Mancini u shfaq i kënaqur me skuadrën e tij dhe me mënyrën se si e interpretuan ndeshjen. “Ishte një paraqitje pozitive. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në të dytën e humbëm disi ritmin. Por, duhet të theksoj që përpjekja ishte shumë e madhe nga të gjithë. Djemtë dhanë maksimumin e tyre dhe nuk u ndalën për asnjë moment.

Ishte një test i mirë, sinjalet ishin shumë të mira, pasi treguam në disa momente që dimë ta zgjidhim ndeshjen në mënyrën e duhur. Me Federiko Kiezën dhe Nikolo Zanilo në krahë, ne bëhemi një skuadër më fizike, ndërsa në fraksionin e parë ishim më pak të rrezikshëm në sulm.

Mesfushën e kontrolluam gjithashtu, ndërsa mbrojtja luftoi deri në fund. Ishte një fitore shumë e rëndësishme”, përfundoi Mançini. Pas sigurimit të vendit të tretë në Nations League, objektivi i radhës për Italinë do të jetë kualifikimi në Euro 2024. Të kaltrit do të rikthehen të luajnë në muajin shtator dy ndeshje të rëndësishme për fatet e kualifikimit: ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.