osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

Gazment Bardhi vazhdon të tregojë se shpifjet dhe thashethemet janë talenti dhe aftësia e tij më e mirë. Këtij personazhi që e shet veten për jurist, i janë errësuar sytë e arsyes dhe kërkon me çdo kusht, me shpifje, gënjeshtra, thashetheme, dhunë, furtunë, e deri në apokalips të vlerave të demokracisë, t’i hedhë “hi syve” demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.

Ai nxori blof veten e tij ditën e djeshme me dosjen “Xibraka”, ku prej muajsh deputeti përmendte se kishte në duar informacione tronditëse që implikojnë vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Seria e tij e mashtrimeve vazhdon, pasi vetë Bardhi tregoi se nuk ka bërë padi në Prokurorinë e Posaçme për Olsi Ramën, ndryshe nga sa deklaronte disa javë më parë. Fletëthirrja ndaj Bardhit është firmosur nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa u mor në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një prononcim për gazetarët jashtë SPAK ai tha se ishte si person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje. “Kam rikonfirmuar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje, nëse kisha gjë për të shtuar. Gjithçka çfarë kam denoncuar publikisht mbi përfshirjen e vëllait në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar zyrtarisht nga SPAK. Jam informuar nga drejtuesit e SPAK dhe të BKH se dosja e Xibrakut është rihapur. Kanë rinisur hetimet për identifikimin e personave të cilët ishin cilësuar të paidentifikuar. Seanca e marrjes në pyetje ishte nëse kisha gjë për të shtuar.

Isha ftuar në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Unë kam kërkuar rihapjen e hetimit që ishte pezulluar në 2018 dhe ishte harruar në sirtare ndërkohë persona të përfshirë ishin cilësuar të paidentifikuar dhe nuk kanë marrë përgjegjësinë penale për përfshirjen në laboratorin e Xibrakës”, deklaroi Bardhi pasi doli nga SPAK. Pra midis padisë që pretendonte Bardhi dhe kërkesës për indicie nisjesh hetimesh që u vërtetua dje nga goja e tij ka një diferencë të madhe.

Akuzat ndaj SPAK

Nga ana tjetër Bardhi kërkoi dhe hetim për rolin e prokurorëve të cilët nuk e hetuan por e mbajtën në sirtar. Ai akuzon Olsian Çelën e Evdin Kondilin se e mbyllën dosjen si shpërblim nga Rama për të vijuar karrierën e tyre.

“Pres që SPAK të zbatojë ligjin. Të hetojë atë që u la pa hetuar nga dy prokurorët e tjetër të çështjes. Njëri prej të cilëve vetëm disa muaj pasi vendosi pezullimin e procedimit me fraksion 335/1 mori votën e Edi Ramës dhe deputetëve të tij për të shkuar prokuror i përgjithshëm.

Kam kërkuar të hetohet dhe roli i prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen e Xibrakës. Është e pafalshme që një pjesë e grupit kriminal, ndoshta kokat e grupit kriminal kanë mbetur, ndoshta kokat e grupit kriminal kanë mbetur të paidentifikuar nga prokuroria. Ajo ishte një çështje me rëndësi, sepse bëhet fjalë për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri dhe do të duhej të kishte një hetim serioz dhe të gjithanshëm.

Për fat të keq të dy prokurorët zgjodhën të merrnin mbështetje nga Edi Rama për ecurinë e tyre në karrierë në vend se të kryenin detyrën e tyre me korrektësi e në përputhje me ligjin për ti shkuar deri në fund të vërtetës”, tha ai.