Juristi Romeo Kara i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zbardhë financimet e Sali Berishës për të gjithë organizmin antiamerikan që po bën në Tiranë.
Duke shpërndarë një deklaratë të gjermanit Martin Henze që i del në mbështetje Berishës, Kara shprehet se deputeti “non grata” po hedh miliona për të sulmuar amerikanët përmes ushtarëve të tij. Po ashtu ai indirekt kërkon të zbardhen financimet që shkojnë dhe për Evi Kokalarin.
“SPAK ia ka borxh ligjit, vendit, historisë dhe shqiptarëve, të hetojë dhe të zbardhë financimet e aktiviteteve: antiamerikane dhe antishqiptare berishiane, si dhe tellallët e tij gjermanë dhe shqiptaro-greko-amerikanë. Berisha ka kohë që, çdo hap që hedh, e bën në kushtet e një vazhde krimi të organizuar. Ai po përdor pa kursim, paratë qe iu ka vjedhur shqiptareve, për të ruajtur atë çfarë ka vjedhur, lëkurën e tij dhe përballjen me ligjin”, shkruan juristi në rrjetet sociale.
Sipas tij, për të shmangur përballjen me drejtësinë, Berisha po bënë gjithçka për të futur në kaos vendin. Kara shprehet se ndëshkimi i tij duhet të jetë misioni kryeso ri drejtësisë.
“Lidhur me këtë të fundit, ai do të përpiqet me të gjitha format, për ta mbajtur peng këtë vend, sistemin e drejtësisë dhe stabilitetin politik. Ndëshkimi i tij, është tashmë sfida kryesore e bërjes se Shqipërisë, një shtet me parametra optimale, ku do të sundojë ligji dhe e drejta”, ka shkruar ai.