Analisti Lufti Dervishi ka komentuar zhvillimet e fundit.
Dervishi theksoi se institucionet e reja ende nuk janë gati për dosjet e bujshme.
“Publiku e ndjen më mirë drejtësinë në çështjet e veta. Ajo që kërkon publiku është një sistem gjyqësor që ta ndjejë, që pavarësisht vendimit, ta ndjejë që është dhënë drejtësi.
Për këtë jemi shumë larg dhe ndoshta nuk duhet të jemi shumë optimist për këtë ditë. Nëse në Gjykatën e Lartë janë ende mbi 30 mijë dosje të pashqyrtuara, kjo tregon se drejtësia nuk është dhënë dhe drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar
Sa i përket dosjeve të bujshme, po, kjo është një kërkesë konstante që kërkohet thyerja e ciklit të pandëshkueshmërisë. Duhet të kuptojmë se institucionet e reja nuk janë ende me dhëmbët e duhura për të kafshuar mishin e fortë të rasteve të bujshme. Procesi i konsodilimit të këtyre institucioneve do të marrë kohën e vetë”, tha Dervishi për A2.