Një procedim penal në kufinjtë e skandalit për Erion Veliajn. Pas nuk arritën të lidhnin me dosjen 5D dhe me dosjen e inceneratorëve të cilat tani janë mbyllur dhe janë dorzuar në gjykatë për gjykimi, SPAK i lodhur me Berishën dhe Abin, ku njëri ka vjedhur milione dhe tjetri i ka bekuar dhe dhuruar,, por që lehin lartë e poshtë si njerzit më të pastër në Shqipëri Olsi i SPAK ka gjetur një zgjidhje për të sulmuar familjen Veliaj me letër anonime të një personi anonim si Jovan Bregu, i cili pa tjetër në fund të kallzimit do ketë shkruajtur: Një person që i’u do të mirën!
Sot publikisht SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se shtetasi që ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nuk ekziston.
Ky fakt u bë i ditur dje nga vetë Veliaj, i cili tha se shtetasi në fjalë nuk ekziston, çka tashmë është konfirmuar edhe nga vetë SPAK.
“Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A.”, shkruan SPAK në deklaratën e sotme për median, duke pranuar se ky shtetas është vetëdeklaruar me emrin N.A (Nesti Angoni).
Kjo deklaratë skandaloze na kujton kohën e prokurorëve të komunizmit dhe është e rrezikshme për drejtësinë që presim .
Natyrisht shpresojmë që të mos të ketë shumë nostalgjik profesionalisht të sistemit të diktaturës, sepse atëhere drejtësia e besuar nga 80% e shqiptarëve qënka një mashtrim, por koha do e tregoj të vërtetën, kur N.A të deklarohet si qytetari dixhital i Berishës.
Nëse ndodh atëherë njerëzit duhet të kuptojnë se pavarësisht gudulisjeve që po i bënë hajdutëve Berisha dhe Meta, që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë, SPAK është kthyer në një gijotinë në duart e ish pushtetit berishian, duke bekuar e vaftisur krimet më monstruoze të administratës së shkuar dhe duke masakruar me metoda të drejtësisë post diktatoriale çdo ditë shtetin dhe administratën e sotme në emër gjoja të drejtësisë së re./ Ekskluzive.al