osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK para “provës së zjarrit”, zbardhen dosjet përvëluese që do ekzekutohen në 2023, lista nis me Berishën, Metën, ministra dhe ish-ministrat e qeverisë

SPAK para “provës së zjarrit”, zbardhen dosjet përvëluese që do ekzekutohen në 2023, lista nis me Berishën, Metën, ministra dhe ish-ministrat e qeverisë

Viti 2023 pritet të sjellë zhvillime të forta sa i takon luftës kundër korrupsionit, duke bërë që të ngushtohet laku për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.

Gazeta ka mësuar se në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë dosje të zjarrta, të cilat pritet të tronditin themelet e politikës. Sipas informacioneve, mësohet se pas hapjes së këtyre dosjeve, SPAK pritet të firmosë dhjetëra fletë arresti, ku në prangat e policisë do të bien zyrtarë të pushtetit vendor, ish-ministra të qeverisë Berisha dhe ministra të Ramës.

Gazeta “SOT” po rendit disa nga çështje më të nxehta që pritet të shkundin opinionin publik gjatë 2023, por gjithashtu në duart e prokurorëve mund të ketë edhe çështje të tjera të cilat mund të jenë sekrete dhe të panjohura për publikun. Lista nis me Berishën dhe Metën ministra dhe ish-ministrat e qeverisë.

Dosjet e Sali Berishës në SPAK

SPAK po heton Sali Berishën. Bëhet fjalë për dosjet e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe ajo e “Gërdecit”. Kjo dosje nuk rrezikon vetëm ish-kryeministrin. Ai pritet të marrë me vete dhe shumë ish-ministra të cilët e kanë ndihmuar. Së fundmi kanë dhënë shpjegime para prokurorëve të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ish-ministrat e qeverisë “Berisha 2”, por edhe personazhe të tjerë kyçë. SPAK së fundmi ka hetuar thellimet dhe ka thirrur Afrim Tolen.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit, për Privatizimin e Objektit “Klubi Shumë-sportësh “Partizani. Tole nuk është i vetmi që është marrë në pyetje. Mësohet se të tjerë personazhe “VIP” do të thirren të dëshmojnë. Kujtojmë se disa ditë më parë për të njëjtën çështje është marrë në pyetje dhe ish-drejtori i klubit Partizani, Isa Tare. Po ashtu para disa javësh, SPAK thirri dhe ish-ministrin i Energjitikës në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli. Ka dëshmuar dhe ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet që ka kryer gjatë periudhës që i është dorëzuar shkresa për ish-kompleksin Partizani. Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë gjithashtu në pyetje nga SPAK. Edhe Fatmir Mediu është pyetur. Pra dosja po “qepet” mirë dhe nga SPAK po përgatiten arrestime.

“Gërdeci”

Gjithashtu, një tjetër dosje e bujshme si “Gërdeci”, po shkon drejt fundit të hetimeve. Pas shumë kohësh, Aldo Bumçi, ish-ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë në pyetje nga SPAK. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime pak ditë më parë mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Pas 15 vjetësh, Bumçi është kujtuar të tregojë se nuk e ka shkruar ai shkresën, por që kemi të bëjmë me një falsifikim. Mesa duket hetimi nga drejtësia e re e mbështetur fuqishëm nga amerikanët do të shkojë dhe tek ish-ministrat dhe deri tek familja e Sali Berishës që sipas akuzave ka lidhje direkte me këtë krim të rëndë ekonomik e njerëzor.

Afera “CEZ-DIA”

Sipas informacioneve, hetimet për këtë dosje po zhvillohen në mënyrë shumë sekrete. Kujtojmë se SPAK lëvizi “duart” kur në nëntor të vitit të kaluar mori në pyetje Petrit Ahmetin, kryetar i bordit të Entit Rregullator të Energjisë për shkak të detyrës që ai ka mbajtur vite më parë gjatë kohës kur u lidh marrëveshja e shumë lakuar CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve.

Por të rrezikuarit kryesorë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta. Në vitin 2018 u dorëzua një padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga juristi Romeo Kara, i cili paditi Metën, Sali Berishën dhe disa zyrtarë të tjerë për abuzimin me kontratën e CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve. Kara në padi shprehej se përmes kësaj kontrate i janë shkaktuar shtetit 39.5 milionë euro dëme. SPAK po i shkon deri në fund kësaj afere dhe me shumë mundësi do të tronditet e gjithë klasa politike.

Dosjet e Ilir Metës në SPAK

Aktualisht në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhen disa dosje të bujshme dhe mjaft të “nxehta”. Menjëherë pas kthimit nga Uashingtoni, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta për dy akuza. Korrupsion pasiv dhe falsifikim i formularëve janë dy veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet nga SPAK.

Por jo vetëm kaq, pasi në SPAK janë depozituar dhe 3 padi kundër tij. Kemi një padi të gazetarit Adriatik Doçi për korrupsion. Po ashtu avokati Idajet Beqiri e paditi për ndërhyrjet estetike. Pra si përfundim, ka shumë dosje për korrupsion që janë në hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo do të thotë se janë shumë ish-ministra, ish-deputetët dhe deputetë aktualë, ish-krerë bashkish dhe krerë aktualë, si dhe drejtorë e ish-drejtorë të lartë që rrezikohen të merren të pandehur, për shkak se janë përfshirë në abuzim me tendera dhe në korrupsion.

Dosjet për abuzimet në shëndetësi

Gjithashtu, SPAK duket e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë zyrtarët dhe personat e përfshirë dhe në aferat në shëndetësi. Gazeta ka mësuar se në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është drejt mbylljes dosja për korrupsionet në shëndetësi. Koncesionet në këtë sektor, konsiderohen një problematikë e madhe në vendin tonë, ku edhe pse janë hedhur miliona lekë sërish qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur. Shkeljet e rënda që janë kapur nga “rrjeta” e SPAK. I rrezikuar kryesor në këtë dosje është ish-ministri i Ramës, Ilir Beqja.

Dosja e inceneratorëve

Fokusi kryesor nga drejtësia e re do të jetë afera e inceneratorëve, e cila pritet të shkaktojë “prerje kokash” dhe furtunë arrestimesh në radhët e ministrave dhe deputetëve aktualë. Vetë SPAK deklaroi pak muaj më parë se çështja në hetim është në nivel ministrash e deputetësh. Gazeta ka mësuar se Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimin për këtë çështje dhe janë në hetim disa persona kyç që janë përfshirë dhe kanë ngjyer gishtin në gjellën e inceneratorëve. Burime nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit theksuan se afera e inceneratorëve do të zbardhte e gjitha dhe kushdo që ka abuzuar do të japë llogari para ligjit. I rrezikuar kryesor është ish-ministri i Ramës, Arben Ahmetaj. /Elmas Bogdani