Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë pas nisjes së hetimeve nga SPAK për deputetin socialist Ervin Bushati në lidhje me akuzat e PD.
I pyetur në konferencë me gazetarët nëse do ta shkarkojë Bushatin, Rama tha se PS nuk bëhet mburojë e askujt.
“Vdeksha unë për Syrin, që qan hallin për Partinë Socialiste. Ne kemi një ndryshim të madh nga partia e syrit e çdo parti tjetër, që ka vetëm hallin e syrit dhe faqes.
PS-ja nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë mburojë e askujt. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. Kjo dihet për këdo që futet në PS.
Për çdo kapërcim mes vijës ndarëse për qëllim të përbashkët, secili përgjigjet vetë.
Përsa i përket veshjes apo zhveshjes, kjo është një çështje që nuk i takon syrit, por familjes tonë politike.
Na takon ne dhe e dimë ne se kur e bëjmë. Mos na qani hallin, sepse ju kemi si hithër për syrin e keq”, tha Rama.