osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK merr zyrtarisht nën hetim Fatmir Mediun për “Gërdecin”, e akuzon se shpërdoroi detyrën, reagon ish-ministri dhe i cilëson akuzat si të motivuara politikisht

SPAK merr zyrtarisht nën hetim Fatmir Mediun për “Gërdecin”, e akuzon se shpërdoroi detyrën, reagon ish-ministri dhe i cilëson akuzat si të motivuara politikisht

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ditën e djeshme për çështjen e “Gërdecit”. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u mor i pandehur. Ai qëndroi 60 minuta brenda SPAK, aty ku iu komunikuan akuzat, ato të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak.

Pas daljes nga SPAK, Mediu tha se është i pafajshëm dhe nuk ka pasur asnjë kontakt personal me bizneset që merreshin me demontimin e armëve, që sipas tij ishte pjesë e sigurisë kombëtare. Më tetor 2021, SPAK kërkoi të rimarrë sërish të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj tij për “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria përjetoi një tragjedi nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës. Sipas informacioneve, brenda 10 ditëve SPAK do e dorëzojë dosjen në gjykatë dhe nëse kjo e pranon, atëherë do të nisë gjykimi. Ajo që bie në sy është se SPAK nuk ka kërkuar masë arresti me burg për Mediun. Kjo do të thotë se ai do vijojë të jetë deputet. Nëse gjykata më pas e dënon me burg, atëherë Kuvendi duhet t’i heqë mandatin dhe ai të vuajë burgun.

Reagimi i Mediut

Mediu i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit tha dje se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me firmën amerikane që merrej me demontimin e armëve. Sipas tij, nuk është urdhri i ministrit që çoi në tragjedi, pasi demontimi i armëve ishte çështje sigurie kombëtare. “Kush mund ta certifikojë një proces ushtarak, ministri? Do u lutesha gjithsecilit që të lexojë edhe rregulloren.

Ministri është autoritet civil, jo ushtarak. Është thjeshtë e qartë se nuk kam asnjë lloj dijenie për shkresën që është pyetur Aldo Bumçi as nuk e di se kush ka firmosur. Bumçi ka dhënë sqarimet e veta. Unë i njoh të gjithë por për këtë çështje nuk kam diskutuar me asnjë. Nëse do të më gjenin një marrëdhënia timen me këtë çështje gjithë përgjegjësin e marr unë. Le të marr dënimin më të madh që mund të japin. Nuk kam pasur asnjëlloj kontakti, as me firmën amerikane, as me atë shqiptare që merrej me demontimin.

Këtu ka shumë çështje që vlerësohen nga unë në mënyrë subjektive ju si gazetare gjeni objektivitetin. Ministri duhet të pyetet. Unë u njoha me aktet dhe jam i gatshëm që në çdo kohë që të më thërrasin të përgjigjem për çdo germe që kam firmosur. Kam shpresuar se do të ketë drejtësi”, u shpreh ndër të tjera Mediu.

Si i hapi SPAK hetimet?

Ishte Gjykata e Lartë e cila përmes një vendimi në dhjetor 2021 rrëzoi rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar dhe lejoi SPAK të niste punën. Më parë kishte qenë Apeli i GJKKO, i cili më 24 shtator 2021 mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. Nga ana tjetër SPAK ka dërguar në korrik të këtij viti një letërporosi në SHBA, ku kërkohet marrja në pyetje e Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Kalifornia.

Diveroli, është ndër personazhet kryesore që i paraprijnë tragjedinë e Gërdecit, që përfitoi një kontratë të majme furnizimi armësh nga Pentagoni, në sajë të mbështetjes direkte nga qeveria Berisha, madje edhe lidhjes me Shkëlzen Berishën dhe bleu municione e fishekë nga Shqipëria për t’ua shitur amerikanëve në Irak e Afganistan. I fundit që është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me hetimet për tragjedinë e Gërdecit ka qenë Aldo Bumçi, ish ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që ndodhi tragjedia.

Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Pas 15 vjetësh, Bumçi është kujtuar të tregojë se nuk e ka shkruar ai shkresën, por që kemi të bëjmë me një falsifikim, e ndërsa një qëndrim i tillë nuk ishte dëgjuar më parë as nga vetë personi i përfshirë, në rastin konkret, djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.