osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion! Kur do arrestohen, apo kanë paguar?!

SPAK merr të pandehur për pastrim parash 2 ortakët e Malltezit, Xhimi Begeja, e Bektashi! Ndërtuesi akuzohet dhe për korrupsion! Kur do arrestohen, apo kanë paguar?!

SPAK merr 4 të pandehur në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe dhënien e një fitimi të paligjshëm prej 5.4 mln euro dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i komunikuan sot akuzën biznesmenit Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës dhe ortaku i Jamarbër Malltezit si dhe Fatmir Bektashit ndërtuesit të kullave. Për ndërtuesin Fatmir Bektashi i janë komunikuar akuzat “korrupsion aktiv” dhe pastrim parash’. Ndërsa për Xhimi Begeja është marrë i pandehur për ‘pastrim parash”, emër i dalë gjatë mbledhjes së provave nga dy prokurorët e posaçëm.

SPAK përmend se shoqëria ndërtuese ”Kontakt” e administruar nga Bektashi sponsorizoi vizitën e një këngëtari italian të njohur gjatë fushatës së 2013 te Partia Demokratike duke e konsideruar këtë si një akt ndikues.

Një ditë më parë më (11 shtator 2024), SPAK mori të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha për akuzën korrupsion pasiv. Po ashtu edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, që e akuzon për ‘korrupsion pasiv’ dhe ‘pastrim parash’.

Xhimi Begeja ka qenë pjesë e hetimeve, por nuk është hetuar në masë sigurie, ndërsa Fatmir Bektashi është hetuar nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” . Të dy biznesmenët u paraqitën në SPAK së bashku me avokatët e tyre për t’u njohur me akuzën dhe provat dhe kanë 10 ditë afat për të paraqitur kundërshtitë e tyre për akuzat. Pasi dolën nga SPAK, asnjëri prej biznesmenëve nuk pranoi të jepte prononcim për median.

Begeja ortaku i Malltezit

Sipas dëshmisë së Fatmir Bekteshit (e dhënë më Tetor 2023 në SPAK), Begeja ishte aksioner me 60% te kompania “Homeplan” bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas dosjes së SPAK në vitin 2018, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar dhe vendimarrjen e asamblesë ku Fatmir Bektashi i’u shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lekë aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lekë aksione në masën 25% në nje shoqëri e cila ka një kapital 100.000 lekë dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milionë dollarë.

Dosja

Kompleksi sportiv ‘Partizani’ me 26 mijë metër katrorë, pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh me 19 kulla, për të cilin prokurorët thonë se iu hap rruga përmes korrupsionit pasiv e aktiv nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.

Jamarbër Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi. Malltezi akuzohet nga SPAK se ka përfituar shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Në 22 tetor SPAK tha se përfitimi i Jamarbër Malltezit ka qenë 5.4 milinë euro

Ndërsa Fatmir Bektashin dhe Xhimi Begeja u ngrit akuza për pastrim parash. Duket që kanë ndihmuar Malltezin përmes veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, kanë ndihmuar për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme të ardhurat miliona euro.

Hetimet vijojnë
Tashmë dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë përpiluar një dosje prej 500 faqesh. Ndërsa hetimet vijojnë qoftë dhe për pritjen e kundërshtimeve që do të bëjnë
avokatët në mbrojtje të klientëve, si dhe do të kryhen verifikime të tjera. Prokurorët e SPAK kanë afat deri më 2 tetor për dosjen kur dhe do të marrin vendim. Nëse do e dërgojnë dosjen në gjykatë për këta 4 të pandehur, apo ka dhe të tjerë dhe nëse dosjes do i bashkangjitet hetimi pasuror.

Dosja ‘Partizani’, të pandehur deri tani

Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’