Gazetari i Ora News, Elton Qyno i cili mbulon sektorin e Prokurorisë dhe aktualitetit që prej orës 10:00 të paradites së sotme (13 dhjetor) është marrë në pyetje në ambientet e SPAK për disa orë rresht.
Mësohet se marrja në pyetje e Elton Qynos u bë me kërkesë të prokurorit Behar Dibra me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore. Gazetarit i është kërkuare që të tregojë burimin që i jep informacionit.
Një kërkesë kjo që bie ndesh me parimin bazë të gazetarisë për të publikuar çdo lloj informacioni dhe për të mos zbuluar burimin e informacioneve.
Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë dërguar Qynon në banesën, ku më pas kanë ushtruar kontrolle. Një grup tjetër i agjetnëve të BKH ka shkuar në ambientet e televiozionit Ora News.