Nuk ka dyshime se kulla 93 metra e lartë nuk është ndërtuar vetëm me paratë e pista të Ervin Matës, por edhe me paratë e pista të Shkëlzenit.
Ajo që përflitej dhe shkruhej prej vitesh në raporte sekrete konfirmohet plotësisht nga dosja e SPAK-ut. Biznesmeni Luan Mata, krushku i Erzen Breçanit, është një nga figurat e ekspozuara të pastrimit të parave të trafikut të kokainës në ndërtim.
Pa burime të mjaftueshme dhe të ligjshme të ardhurash, Luan Mata ka arritur të hapë dyert qeverisë, duke marrë leje për hotele dhe kulla shumëkatëshe në Tiranë.
Vetëm ndërtesa e re me emrin “Ekspozita Building”, 93 metra e lartë, tek ish Ekspozita, është një investim me vlerë mbi 200 milionë euro.
Leja është firmosur nga Edi Rama në 8 nëntor 2019.
Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim. Po a mundet që Luan Mata të çante i vetëm dyert e qeverisë për të marrë leje për mega kullën?
A kishte fuqi Luan Mata për të përzënë Top Channel nga ish Ekspozita?
Në vitin 2009, Sali Berisha në pushtet nisi një betejë për të larguar Top Channel nga ish Ekspozita. Berisha hodhi në sulm Ministrinë e Ekonomisë, e cila prishi kontratën 20 vjeçare që kishte nënshkruar me Top Channel-in, për dhënien me qera të mjediseve në ish ekspozitën “Shqipëria Sot”.
Në 2013, Berisha, me gjithë kundërshtimet dhe reagimet brenda dhe jashtë vendit, arriti të largonte Top Channel.
Dhe angazhimi i Berishës dhe pushtetit të tij ka një çmim. Prapaskena mëson nga burime të dorës së parë se Shkëlzeni ka 23 % të aksioneve dhe investimit në kullën e Luan Matës tek ish Ekspozita.
23 % është taksa që Berisha u vendosi pronarëve të truallit, ashtu siç operoi me ish Klubin Partizani.
Nëse SPAK do të thellohet dhe do t’i shkojë deri në fund hetimit për bosin e kokainës Ervin Mata, do të bjerë në gjurmët e Shkëlzenit, i cili çuditërisht del aksioner në kullat më të famshsme që po ngrihen në Tiranë.
Aksioneri i tretë me përqindje më të madhe në kullët që SPAK kërkon të sekustrohet si aset kriminal, është biznesmeni i puseve të naftës, Arian Tartari, bashkëshorti i Albana Vokshit, i lidhur me oligarkë rusë, koncesione dhe punë të dyshimta.
Arjan Tartari ka hyrë në lojë nga Berisha që para 15 vitesh, përmes kompanisë “Vision Construction”, përmes të cilës ka lidhur një kontratë me pronarët e një pjese të truallit tek ish-ekspozita “Shqiperia Sot”, në të cilën Tartari merrte përsipër procesin e privatizimit edhe te tokës shtetërore, në këmbim të truallit për ndërtim.
Në skenë del edhe ‘vëllai’ i Shkëlzen Berishës në Gërdec dhe aferat me prona të Familjes, Rrahman Selmanllari. Ky i fundit ka 50 % të aksioneve në kompaninë Vision Construction, e cila është pezulluar në vitin 2018.
Nuk ka dyshime se kulla 93 metra e lartë nuk është ndërtuar vetëm me paratë e pista të Ervin Matës, por edhe me paratë e pista të Shkëlzenit.
Një ditë më parë, gazetari investigativ Artan Hoxha konstatoi se Sali Berisha po hesht për dosjen e SPAK për Erzen Breçanin, besnikun e tij.
Hoxha tha se Berisha nuk po flet për këtë çështje, ndryshe nga sa bëri me “Metamorfoza 1”, për shkak se i druhet një goditje të drejtësisë ndaj një personi shumë pranë tij.
Hoxha përmendi gjithashtu kullën dhjetëra milionë euro, e cila po ndërtohet tek zona e njohur si ish-Ekspozita, ku sipas gazetarit po investohen paratë e narkotrafikut.
“Nëpërmjet personazheve është kërkuar mbështetje politike në fushatë elektorale. Është rastësi apo e qëllimshme? Nëse në grupin e parë që u kap, Berisha fliste çdo ditë, këtë radhë, goditja është nga këta që kanë mbështetur fushatën e opozitës.
Vijmë te paratë. Është skemë interesante. Janë personazhe që kanë shfrytëzuar të gjithë rrugët, nga paratë kesh, por edhe nëpërmjet bankave. Nëse e ke vënë re, Berisha flet çdo ditë për operacionin e parë të SPAK-ut për çështjen Metamorfoza, por nuk përmend këtë të dytin. Nuk e ka përdorur as pro dhe as kundër.
Ai ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë të afërt të tij.
Lidhet me investimet nga paratë e narkotrafikut në një kompleks shumë luksoz, që shkon te 75 milionë euro. Aty diskutohen… Është kullë me arkitekturë shumë interesante, nga ato me pemë si në Milano, arkitekturë futuriste…. Ka patur problem në fillim për zbatuesit, por pallati është në karabina. Bëhet fjalë në krahun e djathtë të rrjedhës së Lanës, te ish-Ekspozita. Berisha nuk po e përdor politikisht këtë histori.
SPAK ka ndarë informacionet me territore dhe po operon, duke përzgjedhur fillimisht këta që kanë patur edhe krime më të rënda se trafiku, pra edhe vrasje”, tha Artan Hoxha./Prapaskena