Detaje të reja për operacionin “top sekret” të firmosur nga SPAK që ka çuar në pranga disa persona deri më tash, emra të njohur dhe të lidhur me botën e krimit dhe urdhër-arreste për të tjerë në kërkim.
Është firmosur masë e re sigurie për Plarent Dervishaj, i cili akuzohet si organizator dhe urdhërues i atentatit të mbikalimi i Shkozetit, për shkak të përplasjeve që ishte me Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi, ku u vra shoferi Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoj.
SPAK pritet të dërgojë një tjetër masë drejt Dubait për ekstradimin e tij.
Akil Nerjaku, po ashtu një prej njerëzve me të përfolur në boten e krimit në Durrës është arrestuar ditën e djeshme në 6 të mëngjesit në banesën e tij dhe më pas është ushtruar kontroll në banesën e tij.
Është shpallur në kërkim Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Për atentatin ndaj Ndojit është arrestuar më herët dhe nipi tjetër i Rrahman Rrahjas.
Gjatë operacionit është arrestuar Marsel Deçka agjent doganor, kushëri i Plarent Dervishaj, i cili akuzohet se ka siguruar ndihmë për realizimin e atentatit.
Në pranga ka rënë dhe Bashkim Haxhia i cili dyshohet si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal, i cili i mbijetoi atentatit ndaj Dervishaj.
Janë dhe disa emra të tjerë të shpallur në kërkim, por SPAK është i rezervuar për të dhënë detaje. Julian Meçe është shpallur gjithashtu në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Ai njihët si një nga njerëzit më afër Plarent Dervishaj.
Krahas akuzës për atentatin ndaj prokurorit, nga hetimi janë zbardhur dhe ngjarje të tjera kriminale, por SPAK do të ketë një komunikim me mediat për të dhënë detaje.
Ky aksion vijon dhe në momentet që flasim, teksa po zhvillohet në Tiranë, në Nikël dhe në Durrës, ku janë arrestuar tre persona.