osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK gati: 22 gjyqtarë dhe prokurorë aplikojnë për në Gjykatën Speciale, panik në radhët e politikanëve!

SPAK gati: 22 gjyqtarë dhe prokurorë aplikojnë për në Gjykatën Speciale, panik në radhët e politikanëve!

Struktura e Posaçme Antikorrupsion po bëhet gati dalë-ngadalë. Pjesë e kësaj “krijese” do të jenë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për ngritjen e të dy këtyre organeve ka nisur puna dhe janë bërë hapa përpara. Pak ditë më parë, pas hapjes së garës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 15 vende vakante për Prokurorinë Speciale, u regjistruan dy aplikimet e para nga Prokuroria e Krimeve të Rënda: Besnik Muçi dhe Klodian Braho.

Teksa për kandidime për Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit ka afat deri në datën 7 shkurt, por kanë shfaqur interes vetëm dy emra, krejt ndryshe shfaqet situata për Gjykatën Speciale. Pak kohë më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor hapi garën për gjyqtarë të përkohshëm që do të jenë pjesë e SPAK. Sipas burimeve të gazetës, 14 gjyqtarë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe tetë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kanë shprehur dëshirën për të qenë përkohësisht pjesë e GJKKO.

Sipas informacioneve, 22 emra në total kanë dorëzuar një shkresë pranë KLGJ ku pranojnë që ata, familjarët dhe të afërmit e tyre t’i nënshtrohen kontrollit periodik të llogarive të tyre financiare, siç është e përcaktuar në ligj. Po ashtu, ata kanë pranuar të jenë nën përgjim dhe të kontrollohen komunikimet e tyre vetjake. Fakti që për Gjykatën Speciale kanë shfaqur interes plot 22 emra tregon që për ngritjen e këtij organi nuk do të ketë asnjë problem sepse midis të interesuarve ka mundësi përzgjedhjeje dhe nuk krijohen ngërçe nëse ndonjëri prej tyre nuk e kalon me sukses sfidën e vetingut.

Emrat

Por cilët janë anëtarët e Krimeve të Rënda? Sipas kërkimeve të gazetës, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka 14 anëtarë: Sandër Simoni, i cili është kryetar i kësaj gjykate, Liljana Baku, Miljana Muça, Etleva Deda, Bib Ndreca, Daniela Shirka, Flora Hajredinaj, Irena Gjoka, Marsela Balili, Ardit Mustafaj, Fran Prendi, Luan Hasneziri, Klodian Kurushi dhe Iliriana Olldashi. Pra mund të themi se të gjithë anëtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë vendosur të “zhvendosen” në GJKKO pasi 14 është edhe numri i të interesuarve për këtë organ. Ndërsa nga kërkimet e gazetës rezultoi se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka 11 anëtarë: Fehmi Petku, i cili është edhe kryetar, Albana Boksi, Dhimitër Lara, Dhurata Haveri, Gurali Brahimllari, Gjovalin Përnoca, Idriz Mulkurti, Sokol Binaj, Nure Dreni, Saida Dollani dhe Nertina Kosova.

Vetëm tetë prej tyre janë të interesuar të jenë pjesë e Gjykatës Speciale, por nuk dihet se cilët janë konkretisht.

Panik në radhët e politikanëve

Marrja formë e Gjykatës së Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme ka shtuar panikun në radhët e politikanëve. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të jetë “krijesa” e reformës në drejtësi që do të hetojë dhe gjykojë zyrtarët e lartë. Përmes kësaj strukture do të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në nivele të larta. Ligji i jep të drejtë SPAK të hetojë dhe gjykojë presidentin, ish-presidentët, kryeministrin, ish-kryeministrat, ministrat, drejtorët, deputetët, kryebashkiakët dhe çdo zyrtar apo ish-zyrtar tjetër të lartë.

Fakti që SPAK ka të drejtë të hetojë të gjitha këta grupe ka shkaktuar ankth tek politikanët. Dita-ditës SPAK po afron, ndërsa dita-ditës politikanëve të përfshirë në afera po u ngushtohet laku. /Mimoza Ibra