Rithemelimi pretendon se ka depozituar një padi në SPAK, ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me turin që ka ndërmarrë për takimet me diasporën. Madje i kanë bërë dhe llogaritë e shpenzimeve aq “saktë”, si financier mitngjesh të panumërara, por me burime të padeklaruara që jqnë sa të habisin…2 milion dollarë.
Saliarët natyrisht kur marrin iniciativa tilla në mbrojtje të taksapaguesve shqiptarë siç i mbrojnë gjithmonë… duke llomotitur, duhet të mësojnë e të mos e ngatërrojnë funksionin e kryeministrit me funksionin e kryetarit të tyre pa vulë, “udhëheqësi i syrgjynosur” i partisë fantazëm, pa emër, e pa regjistruar askund dhe pa fonde nga buxheti i shtetit… por që u del të harxhojnë miliona euro vetëm me një miting në stadiumin Air Albania, pa përmendur milionat e tubimeve qesharake me banderola dhe tallavasë me dhjetra histori kriminale me pagesë nga “askushi”, për të cilat duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Saliarët keqinformuan opinionin publik, kur thanë se nuk kanë detyrim shqiptarët që të paguajnë nga xhepi i tyre takimet e kryesocialistit Rama, duke harruar se Rama nuk është vetëm kryesocialisti… por dhe kryeministri Rama, i cili ka të drejtë dhe detyrim të takoj diasporën, e natyrisht jo me shpenzimet e tij por me shpenzimet e shtetit si kryeshtetar.
Megjithëse takimi është organizuar nga emigrantët, përsëri nuk ka asnjë pikë ose presje për ta bërë të dyshimtë financimin e këtij takimi, i cili do ndiqet edhe nga takime të tjera.
Por problemi është diku tjetër: Ku e gjejnë këta lepurusha guximin të trajtojnë SPAK-un si shurrtore, kur kryehajduti i tyre në selin ballkoni, e shanë dhe e masakron çdo ditë, edhe pse është nën hetim për dhjetra vepra penale?!
A e zbaton SPAK ligjin per kallëzim të rremë apo i fut një “tralala” duke mos e regjistruar kallëzimin për moskompetencë?
Nëse po, përse nuk kemi parë dhe dëgjuar asnjë rast procedimi penal për kallëzim të rremë për këta “llazore” të ndershëm, që gjithë ditën e quajnë SPAK-un “kurvë” dhe për intrigat e tyre i falen si virgjëreshës?
Ndaj, SPAK-u që plaku i ballkonit e quan ASPAK-u, nuk duhet të pranoj të kthehet në shurrtore ku të “çlirohet” Foltorja, por të bëhet i frikshëm… me paratë tona, që lepurushave që vijnë për tu liruar tu shpëtoj shurra në brekë që tek dera, kur ta mendojnë se ku kanë ardhur dhe pse kanë ardhur!/Ekskluzive.al