Jamarbër Malltezi i’a ka hedhur drejtësisë, madje është me një këmbë drejt pafajësisë, duke përfituar nga arresti i shtëpisë, që sëbashku me Saliun juristen Argita mund të mbledhin prova dhe fakte, pranë oxhakut dhe të vulosin e firmosin, duke manipular dëshmitarët dhe pjestarët me rryshfet dhe para nën dorë. Por një shkelje e rëndë ligjore do përgjigjije:
Ku do e kryej arrestin e shtëpisë Abi, sepse sipas njoftimit të SPAK të gjitha pasuritë e tij janë nën sekuestro preventive, që ligjërisht do të thotë se nuk kanë as çelsa e jo më të drejtën e banimit?!
Për këtë kemi me dhjetra raste që e vërtetojnë formën ligjore të sekuestros, si në rastin e dy vilave të Arben Ahmetajt, që megjithse nuk ishin në emër të tij por në emrin e ish bashkëshortes dhe bashkëjetueses, të cilat disponon dokumente bankare për menyrën e blerjes, përsëri u nxorrën jashtë deri në një vendim të formës së prerë.
A mos manovra e SPAK ishte thjeshtë një kockë për opinion e egërsuar, që kërkon drejtësi dhe kjo kockë tani po u mbetet në fyt edhe Edi Ramës edhe qytetarve, që me lirimin e Abit mos arrestimin e Saliut, Argitës , Shkëlzenit dhe Liries, të sanksionuar nga SHBA si non grata për korrupsion familjarisht, e kuptuan edhe njëherë se kjo është një lojë e palaçove në drejtësi, që po masakrojnë me dhjetra punonjës dhe drejtues të administratës së Ramës pa asnjë provë, vetëm me metodën… unë mendoj dhe Ilirjanat u shkojnë pas në emër të padrejtësisë, duke i burgosur për arka peshqish dhe tollona karburanti, e deri te ndërtimi i rrugëve, për komunitetin pa asnjë përfitim…rasti i ish kryebashkiakut të Pukës, një skandal në vete në llojin e krimit pa krim dhe të gjtha këto sipas denoncimeve nga bandat e krimit në pushim, “parahetuesëve” të Foltores që kanë kthyer SPAK në një “pishuar” të Sali Berishës!/Ekskluzive.al