osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SPAK: Bektashi e Malltezi në kontratë specifikuan ndërrimin e destinacionit të truallit! Berisha e firmosi! Dhëndri mori përsipër lejen e ndërtimit brenda 12 muajve

SPAK: Bektashi e Malltezi në kontratë specifikuan ndërrimin e destinacionit të truallit! Berisha e firmosi! Dhëndri mori përsipër lejen e ndërtimit brenda 12 muajve

Në dosjen e SPAK prej 500 faqesh për aferën e privatizimit të sport klub ‘Partizani’, të cilën Shqiptarja.com dhe Report tv e disponon prokurorët e SPAK hedhin poshtë pretedimin e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit se ka qenë Rama që në 2006 ka ndryshuar destinacionin nga sportiv në shesh ndërtimi.

Në dosje evidentohet kontrata e sipërmarrjes e datës 22 tetor 2007 e lidhur mes Jamarbër Malltezit në cilësinë e përfaqëuesit të familjes Begeja si palë pronarë dhe shoqërisë ‚Kontakt‘ të Fatmir Bektashit në cilësi të palës sipërmarrëse që do të zhvillonte ndërtimin e kullave.

Në nenin 4 të kontratës është shënuar ndërrimi i destinacionit ku ndodhet trualli. „Nga zona sportive në zonë banimi, 24 muaj nga data e nëshkrimit të kësaj kontrate.“

Kjo hedh poshtë pretendimin e Jamarbër Malltezit dhe ish kryeministrit Sali Berisha se ndërrimin e destinacionit e kishtë bërë Rama në 2006 por e kanë kërkuar në kontratën që është firmosur nga Bektashi dhe Malltezi.

Pra deri në 2007 kur dhe është firmosur kontrata nuk ishte bërë ndryshimi i destinacionit të përdorimit për terrene të Ish Klubit Partizani, nga sportive në të ndërtueshme, në zonën ku do të ndërtohen më pas kulla. Dhe Bektashi ia ka saktësuar në nenin 4 të kontratës së 22 tetorit 2007 kërkesën Malltezit.

Në dosjen e SPAK thuhet se kjo kërkesë e kontratës u arrit me firmosjen e Sali Berishës ndër të tjera dhe përmes ndryshimeve të ligjit të sportit, në qershor 2008 që hiqnin çdo pengesë ligjore në privatizimin e ish-kompleksit Partizani ku përfitues direkt ishte dhëndri i tij.

Leja e ndërtimit brenda 12 muajve

Në dosjen e SPAK prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai evidentojnë se ishte dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ‚kishte marrë përsipër dhe lejen e ndërtimit brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës“