osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK bëhet palë në krim?! Dosja e “nxehtë” që fle në sirtaret e drejtësisë

SPAK bëhet palë në krim?! Dosja e “nxehtë” që fle në sirtaret e drejtësisë

Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja të dala prej saj janë parë si shpresë për shqiptarët, që më në fund të gjejnë drejtësinë e munguar.

Një ndër institucionet më të trumbetuara jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga ndërkombëtarët, është edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK.

Me krijimin e SPAK, pretendohej se do të goditej korrupsioni në nivelet e larta të politikës dhe jo vetëm.

Por, një ndër dosjet më flagrante, e cila dyshohet se “fle” në sirtaret e drejtësisë është ajo e mbërritjes në Shqipëri të pesticideve kineze, të cilat ndalohen me ligj të futen në vendin tonë.

Detajet që thellojnë skandalin

Prej gati tre muajsh CNA.al në disa shkrime investigative, ka denoncuar një skandal të përmasave të paimagjinueshme, ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të qeverisë “Rama”.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshen nga ligji.

Kompania eksportuese, është justifikuar me pretendimin se shoqëria kineze që eksportonte pesticidet, është degë e një shoqërie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Po ashtu CNA.al tregoi me dokumente zyrtare se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana.

CNA.al i shkoi më tej investigimit, ndërsa nga burime mësuam se Drejtori i Hetimit, që ka zbuluar këtë skandal, Ervin Brahaj ka pasur një përplasje të fortë me zv.kryeministrin Erion Braçe dhe është ky i fundit që ka kërkuar largimin e tij nga detyra. (Lexo këtu)

Por, edhe pas publikimit të dokumenteve dhe fakteve, SPAK ka heshtur.

Ndërsa, i vetmi institucion që ka reaguar deri më tani është Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili siç ka raportuar CNA.al më herët, ka nisur një kontroll tek doganat, në lidhje me skandalin në fjalë. (Lexo këtu)

SPAK, I cili është institucioni i parë që duhet të ishte ngritur në këmbë, për të hetuar këtë skandal, I cili rrezikon jetët e qytetarëve shqiptarë, vetëm ka heshtur.

Dokumentat ekzistojnë dhe janë të publikuara nga CNA.al. I ka parë dhe i ka lexuar mbarë opinioni publik, duket se vetëm prokurorët e SPAK-ut nuk kanë sy e veshë për të parë, dëgjuar e për të lexuar.

Tani pyetja që ngrenë shqiptarët është pse SPAK hesht për këtë skandal dhe pse nuk hetohet?

Këtë përgjigje duhet ta japin prokurorët por edhe kreu i SPAK, Arben Kraja./CNA.al