osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
istanbul escort
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu
istanbul escort
casibom
casibom giriş

Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar! Largon investimet e huaja! Qesharak kur nxjerrin shqiptarët 90% më fetar se Itali dhe Gjermania

Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar! Largon investimet e huaja! Qesharak kur nxjerrin shqiptarët 90% më fetar se Itali dhe Gjermania

INSTAT më në fund publikoi të dhënat e Censit 2023 që u krye në mbarë vendin. Shifrat e nxjerra nga publikimi i INSTAT u diskutuan në ‘Repolitix’, Report Tv me të ftuarit e Denis Mingës. Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në lidhje Skype se zyrtarizimi nga Censi i 2.4 milion banorëve do të dëmtojë shumë ekonominë shqiptare.

Kjo shifër sipas tij nuk do të josh më investimet e huaja, pasi është një kuotë nën shifrat e pranuara. Gjithashtu ai tregon edhe një bisedë që ka patur disa kohë më parë me shkrimtarin e ndjerë Ismail Kadare.

‘Tema e sotme lidhet me një ngjarje apo takim këshillimor që kam pasur disa kohë më parë me Ismail Kadare. Më dha një orientim shumë interesant thelbi i Censit, nëse Shqipëria del nën 2.4 milion banorë do dëmtojë interesa gjeo-politike të Shqipërisë.

Ka një vijë të kuqe të konsideratave të fuqive të mëdha për disa shtete që bien nën një minimum siç mund të jetë 2 milion. Zyrtarizmi i një shteti 2.4 milion banorë të nxjerrë tërësisht nga tregu ndërkombëtar.

Kush kompani dhe koorporatë mund të vijë në një shtet 2.4 milion banorë. Të gjitha këto korporata kanë kriter konsumatorin kush vjen në një treg kaq të vogël sa Shqipëria.

Numri i vogël o popullsisë i deklaruar zyrtarisht e dëmton Shqipërinë. Italisë nuk i llogarisin edhe 40 milion italianë që jetojnë në diasporë. Edhe Greqia ka gjysmën e popullsisë jashtë por i merret për bazë ata që janë në vend.

Me Kadaren kam biseduar kur kam kontestuar censin e parë. Më pati dhënë disa këshilla. Më tha që problematikat më të mëdha se etnia dhe feja’ tha Spahiu.

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume është i mendimit që të dhënat që ka nxjerrë Censi nuk mund të vihen në dyshim. Por këto të dhëna kërkojnë qasje shkencore me instrumenta shkencorë

‘Nuk e vë në diskutim për sa kohë nuk kam instrument për ta verifikua një gjë të tillë. Censi nuk është vlerësim statistikor. Është fotografim. Të vësh në dyshim që gjithçka është e sajime është përgjegjësi e madhe,. Kjo bëhet nëpërmjet trajtimit akademik të gjësë. Kërkon diskutim dhe analizë duke përdorur instrumentat shkencore.’

Ndërsa Skerdjan Dhuli e sheh me skepticizëm shifrën e 2.4 milion banorëve të publikuar nga INSTAT.

‘Është e vërtetë ajo që bie nga popullsia bie në sytë e investitorëve. Oligarkët kërkojnë të importohet krah pune. Tregon se largimi i rinisë është i pashmangshëm për tu mohuar. Në 2017 në qarkun e Vlorës kishte 105 mijë vota, në 2021 100 mijë. Kemi rënie. Nuk mund ta marr a priori numrin 2.4. në momentin që mbyllej matja, Kosova e publikoi në kohë rekord. Pse u zgjat publikimi?’, thotë Dhuli.

Sipas deputetit Lavdrim Krashi, duhen gjurmuar arsyet se pse bëhet ky Cens. Dhe pikërisht bëhet për të nxjerrë në pah problemet që mund të kenë qarqe, bashki apo institucione të ndryshme të vendit.

‘Bëhet që shtetit në të gjitha rafshet të adresojë ato problematika që nxjerr Censi në pah. Sa qytetarë janë me aftësi të kufizuara? Sa janë të rinj në nevojë për shkollim? Sa janë të moshuar? Të gjithë ta lexojnë. Është fotografim i tërë vendit. Të gjitha bashkitë, institucionet të krijojnë politika për këtë realitet, për të parë çfarë duam të bëjmë. Ka ligje dhe nevojë për ndryshim’ tha Krashi.

Gazetarja e ekonomisë Eliza Gjediku shpreh dy gjërat që i kanë bërë më shumë përshtypje nga ky Cens.

‘Në fakt nga INSTAT është thënë që ka patur qytetar që nuk i janë përgjigjur. Për këtë kategori do ketë masa ndëshkues. Ligji parashikon gjoba nga 50 deri në 100 mijë lek. Për të dhënat e deklaruara të pasakta apo mosdeklarim. Nga ekspertët e INSTAT u tha që u surprizuan nga popullsia arumune.

Në 2011 ishin shumë agresiv për tu përgjigjur, tani u deklaruan shqiptar. 3 % nuk përfshihet tek 2.4, nuk është numëruar. Personalisht me këto të dhëna që kam marrë, më ka bërë përshtypje që kemi një popullsi të plakur, numër të ulët të të rinjve dhe rënia e popullsisë në veri, dhe në Shkodër specifikisht’, u shpreh gazetarja.

Më tej Spahiu mendon se Censi është qesharak kur i nxjerr shqiptarët më besimtarë në fe sesa italianët dhe gjermanët.

‘E para punës, deklarojnë që vetëm 4% e shqiptarëve janë ateistë. A ka burrë nëne të besoj se 96 5 e shqiptarëve janë besimtarë? Italia ka traditë besimi dhe deklarohen 12% ateistë. Në Gjermani deklarohen 12% të pafe. Vijmë nga një trashëgimi ku prishëm kisha dhe xhamia dhe deklarojmë 96% janë besimtarë, është e pavërtetë, e paargumentuar. Për herë të parë u njoha me faktin që me egjiptianët dhe romët bashkë janë më shumë se grekët në Shqipëri. E kisha parë minoritetin grek në numër më të madh.’