Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Frontline për Marsela Karapançon protestën e sotme të Partisë Demokratike përpara kryeministrisë ku u hodhën dhe molotov. Spahiu e shikon si hipokrizi pasi këta protestues kanë 30 vite që protestojnë kundër Metës dhe sot e kishin si lider dhe hero.
‘Mendoj se protesta ia ka arritur qëllimi që kishte Berisha. E përdori turmën për interesat e Metës. Kjo do mbahet mend si kulmi i imoralitetit i një turme që për 30 vite ka protestuar kundër Metës ndërsa sot ishte hero. Jam kurioz ato shkallët që i përdornin për tu ngjitur tek Basha nuk i përdorin tek Rama.
Basha nuk ka qenë kurrë kryetar i PD-së, Berisha ka qenë gjithnjë kryetar i PD-së. Ta dish ti Marsela që arsye kryesore e non gratës ka qenë dhe mbetet që ai ishte kryetar de facto. Këtë nuk e luan as topi, nëse do ishte jashtë politike nuk dilte non grata. Berisha e futi në qeveri teknike Bashën me Ramën. Mitingjet e Berishës pa Bardhin janë më të mëdhaja se mitingjet me Gazin. Mitingjet para bashkimit janë më të mëdhaja se pas bashkimit. Nuk i krijojnë progresion aritmetik. A ka shqiptarë që vetëflijohet në mesin e korrikut që të vijë Meta në pushtet? Ilir Meta ishte në krye ai drejtonte turmën.’