“Sovranisti” Ilir Meta ka mbrojtur si rrallëherë BE-në.
Meta në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” i sheh deklaratat e kryeministrit Edi Rama kundrejt BE-së si hedhje të fajit te dikush tjetër dhe asnjëherë mos mbajtje e përgjegjësisë.
Ai thotë se Rama duhet të mbajë përgjegjësi dhe të mos ia hedhë fajin dikujt tjetër.
“Për sa i takon Bashkimit Europian, mendoj se ata, kanë bërë përpjekjet e tyre, si për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, cilat kanë qenë përpjekjet tona kjo është një çështje tjetër.
Është njëlloj si të fajësojmë Bashkimin Evropian, për mos çeljen e negociatave! Kur Bashkimi Europian na ka thënë prej kohësh se, cilat janë kushtet.
Ne, gjithmonë do ja vëmë fajin dikujt, se nuk marrim asnjëherë përgjegjësi. Prandaj ka ardhur kohë për një ndryshim, që qytetarët të marrin përgjegjësi dhe të vendosin para përgjegjësisë politikanët, që kurrë nuk marrin përgjegjësi”-deklaroi Meta.